Home / Lajme / Maqedoni / MPB: Tetë të arrestuar, 109 të lënduar dhe mbi 5000 qytetarë ishin në Kuvend mbrëmë

MPB: Tetë të arrestuar, 109 të lënduar dhe mbi 5000 qytetarë ishin në Kuvend mbrëmë

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se në incidentin e ndodhur mbrëmë në Kuvendin e Maqedonisë janë lënduar 109 presona, 83 nga të cilët kanë kërkuar ndihmë mjekësore në klinikat shtetërore,

Për ngjarjet e mbrëmshme në dhe përreth Kuvendit, Policia ka arrestuar tetë presona që po mbahen në stacionin policor të Gazi Babës. është siguruar video materiali nga Kuvendi që do të ndihmojë në identifikimin e personave që sulmuan deputetët, gazetarët dhe personat tjerë në ndërtesën e Kuvendit.

MPB-ja bën të ditur se janë lënduar 25 policë, ndërkaq thonë se do të ofrojnë të dhëna tjera në vijim. Do të bëhet kontrollë i brendshëm për të vërtetuar nëse një pjesë e policëve nuk e kanë kryer detyrën e tyre profesionale.

Vlerësimi i MPB-së është se në icidentin e mbrëmshëm, në dhe përreth Kuvendit ka patur rreth 5000 qytetar.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *