Home / Lajme / Maqedoni / MPJ e Greqisë: Jemi të shqetësuar për Maqedoninë

MPJ e Greqisë: Jemi të shqetësuar për Maqedoninë

“Po i ndjekim me dhimbje dhe shqetësim zhvillimet në Maqedoni se si vendi po zhytet në krizë të thellë politike. Krizë e cila nëse duhet përballje me të, kërkon që të gjitha palët e përfshira të tregojnë respekt për parimet e demokracisë, legjitimitetin dhe sundimin e ligjit, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme”, njofton “AIM”.

“Respekt, siç kemi kërkuar me vite, për kulturën e kompromisit dhe konsensusit. Në mungesë të këtyre parimeve, krijohet qorrsokaqe dhe situata shpërthyese”, thuhet në deklaratë.

MPJ-ja greke shton se “Greqia e cila për një kohë të gjatë e mbështet parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të vendeve fqinje, është e gatshme, kurdo që të kërkohet nga ajo, të kontribuojë për moseskalimin e krizës në bazë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit territorial të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Deskoski: Drama me Serbinë i ka rrënjët më të thella sesa që mundohet të tregojë Vuçiq (Video)

Epilog i mirë i dramës së panevojshme, e cila ka rrënjë më të thella nga …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *