Home / Lajme / Maqedoni / MPJ e Maqedonisë fajëson partitë që zgjodhën Talat Xhaferin për kryekuvendar

MPJ e Maqedonisë fajëson partitë që zgjodhën Talat Xhaferin për kryekuvendar

Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Maqedonisë kumtoi se fuqishëm e dënon çdo akt të dhunës, duke e përfshirë edhe incidentin e mbrëmshëm të dhunshëm në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, që assesi nuk guxon të jetë mënyrë për përballje me sfidat,

“Tentimi për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit, jashtë procedurave të përshkruara me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë, si dhe të Rregullores së Kuvendit, ishin rast që grupi i revoltuar i qytetarëve në mënyrë të dhunshme të hyjnë në hapësirat e shtëpisë ligjdhënëse. Kjo rezultoi me disa persona të lënduar, midis të cilëve edhe anëtarë të Parlamentit”, theksohet në kumtesën me shkrim deri te mediat nga MPJ-ja.

Me intervenimin e organeve të rendit, siç shtojnë nga MPJ-ja, të gjithë deputetët janë evakuuar në mënyrë të sigurt, ndërsa situata është qetësuar, njofton AIM.

“Presidenti i Republikës së Maqedonisë Gjorge Ivanov përmes një fjalimi televiziv, kërkoi nga qytetarët të qëndrojnë të qetë dhe gjakftohtë dhe të mos i nënshtrohen provokimeve, lajmeve të rrejshme dhe manipulimeve. Kërkoi sjellje të përgjegjshme nga të gjitha institucionet kompetente, të cilat duhet t’i respektojnë Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Maqedonisë. Bëri thirrje për mbajtje urgjente të takimit të liderëve të krerëve të partive politike, me qëllim, që përmes dialogut dhe përmes institucioneve të sistemit, të gjendet zgjidhje për krizat politike dhe për qetësimin e tensioneve”, theksohet në kumtesë. Ministria e Punëve të Jashtme apelon për mbështetjen e dialogut midis krerëve politikë në kuadër të institucioneve, me respektim të plotë të rregullit kushtetues, si rrugë e vetme drejt zgjidhjes së qëndrueshme të krizës politike.

Gjithashtu lexo

Tym, zjarr e mbeturina në komunat shqiptare, politikanët bëhen gati për fushatë,rinia pa shpresa

Partitë shqiptare në Maqedoni kanë filluar përgatitjen për fushatën e zgjedhjeve lokale të cilat pritet …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *