Home / Kryesoret / MPJ e Maqedonisë thërret për bisedë ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

MPJ e Maqedonisë thërret për bisedë ambasadorin e Shqipërisë në Shkup

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë ka informuar se dje ka thirrur për bisedë Ambasadorin e Shqipërisë në Maqedoni, Fatos Reka.

“Në takim është potencuar se deklaratat e Kryetarit të Qeverisë dhe Ministrit të Punëve të Jashtme për binacionalitetin dhe ndryshimin e Kushtetutës së Maqedonisë, janë përzierje e hapur në çështjet e brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si ‘sllavo-maqedonas’ është ofenduese dhe diskriminuese ndaj Maqedonasve dhe gjithë qytetarëve të Maqedonisë. Është theksuar se mesazhet e tilla, janë provokim i rëndë për fqinjësinë e mirë, të cilën dëshirojmë ta kultivojmë. Këto sjellje shkaktojnë dëm në marrëdhëniet në rajon dhe nxisin retorik ekstremiste. Ajo çfarë na duhet në Rajon, është të bashkohemi rreth integrimit në BE, paqe dhe zhvillim ekonomik”, thuhet në komunikatën e MPJ-së.

Ata po ashtu kanë bërë apel që të ndalohet me provokimet, të respektohet sovraniteti dhe të punohet në planin për fqinjësi për të mirën e Rajonit.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *