Home / Kryesoret / MPJ fton në bisedë ambasadorin Reka, Shqipëria nuk ndryshon pozicionin – (VIDEO)

MPJ fton në bisedë ambasadorin Reka, Shqipëria nuk ndryshon pozicionin – (VIDEO)

Ministria e Jashtme e Maqedonisë  ka thirrur në bisedë ambasadorin e Shqipërisë në Shkup. Temë bisedimi kanë qenë deklarata e Kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe ministrit të jashtëm Ditmir Bushati. Nga ky dikaster konsiderojnë se Shqipëria është duke u përzier në punët e brendshme të Maqedonisë dhe sipas tyre këto janë veprime të cilat cenojnë marrëdhëniet e mira mes dy vendeve duke nxitur kështu edhe retorikë ekstremiste.

“Deklaratat e Kryeministrit të Shqipërisë dhe Ministrit për Punë të Jashtme në lidhje me binacionalitetin dhe rregullimet kushtetuese është përzierje e drejtpërdrejtë në punët ë brendshme të Maqedonisë. Etiketimi i maqedonasve si “sllavomaqedonas” është etiketim nënçmues dhe diskriminues – thuhet në kumtesën e Ministrisë së Punëve të Jashtme, transmeton Televizioni Koha.

Nga Ministria e Jashtme e Shqipërisë shprehen shkurt se mbeten në qëndrimet e ministrit Bushati dhe Kryeministrit Edi Rama.

“Pozicioni i Shqipërisë në këtë çështje është i qartë. Nuk kemi asgjë as për të shtuar. Shqipëria do të qëndroj në pozicionin e saj Kushtetues! – deklaruan nga Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë, transmeton Televizioni Koha.

Shefi i diplomacisë shqiptare Ditmir Bushati ditë më parë në një intervistë për rrjetin Euroactiv u shpreh kategorik se Shqipëria nuk synon të përzihet në punët e brendshme të Maqedonisë dhe se Tirana nuk ka përgatitur asnjë platformë politike e cila do të koordinonte veprimet e partive politike shqiptare në Maqedoni. Bushati mes tjerash potencoi se Shqipëria është vendi i vetëm i cili Maqedonisë nuk i ka kontestuar identitetin dhe integritetin territorial.Tirana zyrtare dhe udhëheqësit e qeverisë shqiptare së fundi kanë qenë cak i akuzave dhe sulmeve verbale. Pas shpalosjes së deklaratës së përbashkët të partive shqiptare në Maqedoni, nga VMRO-DPMNE, Presidenti Gjorge Ivanov dhe protestuesit e Iniciativës për Maqedoni të përbashkët, Shqipëria u akuzuar për imponim të platformave politike dhe përzierje në punët e brendshme të Maqedonisë. Kjo madje mbetet edhe njëra prej arsyeve pse shumica e re parlamentare nuk po arrin te merr mandatin nga Presidenti Ivanov. /Tv Koha/

 

Gjithashtu lexo

Specialja mbetet me një prokuror më pak!? (Video)

Prokuroria Speciale mund të mbetet edhe me një prokuror më pak. Sipas burimeve jo zyrtare, …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *