Home / Lajme / MPJ greke për situatën në Maqedoni

MPJ greke për situatën në Maqedoni

Me dhimbje dhe shqetësim shikojmë se si Maqedonia rrëshqet në krizë të thellë politike. Krizë e cila nëse duhet përballje me të, kërkon që të gjitha palët e përfshira të tregojnë respekt për parimet e demokracisë, legjitimitetin dhe sundimin e ligjit, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme.

“Respekt, siç kemi kërkuar me vite, për kulturën e kompromisit dhe konsensusit. Në mungesë të këtyre parimeve, krijohet qorrsokaqe dhe situata shpërthyese”, thuhet në kumtesë.

MPJ-ja greke shton se “Greqia, e cila kohë të gjatë e mbështet parimin e mospërzierjes në punët e brendshme të vendeve fqinje, është e gatshme, kurdo që të kërkohet nga ajo, të kontribuojë për moseskalimin e krizës në bazë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e pavarësisë, integritetit dhe sovranitetit territorial” të Maqedonisë.

Gjithashtu lexo

Përplaset luftanija amerikane, 10 marinarë të zhdukur – (VIDEO)

Marina e Shteteve të Bashkuara ka njoftuar se 10 marinarë konsiderohen të zhdukur, ndërsa pesë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *