Home / Kryesoret / MSH: Hedhja e helmeve për qentë-еndacak e rrezikshme për shëndetin e njerëzve

MSH: Hedhja e helmeve për qentë-еndacak e rrezikshme për shëndetin e njerëzve

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se hedhja e shpeshtuar e helmeve për qentë-endacak në territorin e Qytetit të Shkupit mund të jetë jashtëzakonisht e rrezikshme për shëndetin e njerëzve.

Nga Ministria posaçërisht apelojnë për ndërgjegjësim dhe vetëdijësim më të madh për shkak se keqpërdorimi i këtyre materieve drejtpërdrejt e rrezikon e shëndetin e fëmijëve, të cilët lehtë mund të vijnë deri në prekje me helmet e hedhura në sipërfaqe publike.

Sipas profesionistëve, theksojnë nga Ministria, për këtë dedikim më së shpeshti përdoren pesticide, ose kimikate të rrezikshme dhe toksike, të cilët në prekje të drejtpërdrejt me njeriun mund të shkaktojnë edhe pasoja fatale, ndërsa madje edhe thithja e çfarëdo lloj kimikateve të këtilla mund të krijojë pasoja të përhershme në sistemin e frymëmarrjes, qëndron në kumtesë.

Duke pasur parasysh se nga aspekti shëndetësor, këto materie janë jashtëzakonisht të rrezikshme si për kafshët, ashtu edhe për njerëzit, edhe një herë apelojmë se personat përgjegjës për shkaktimin e rezultatit me vdekje me veprime të këtilla, mundet që edhe penalisht të përgjigjen në pajtueshmëri me dispozitat pozitive në Republikën e Maqedonisë, qëndron në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *