Home / Lajme / Maqedoni / Muhamed Zekiri: Sigurimi i Spasovskit shpëtoi jetët e deputetëve

Muhamed Zekiri: Sigurimi i Spasovskit shpëtoi jetët e deputetëve

Sonte në Clik Plus i ftuar ka qenë deputeti shqiptar nga rradhët e LSDM-së, Muhamed Zekiri, i cili mes tjerash ka thënë se meritë që asnjë deputet nuk e humbi jetën ka qenë pikërisht truproja e anëtarit të kryesisë së LSDM-së, Oliver Sapasovskit,

“Mos kishte gjuajtur sigurimi i Spasovskit do të kishte viktima” tha Muhamed Zekiri.

Ai gjithashtu  deklaroi se njëri nga deputetët i ka dëgjuar huliganët duke brohoritur: shpërndani armët se shqiptarët po mblidhen matanë urës së gurit.

Madje ai, gjithashtu ka thënë se një deputetët i  VMRO-së, ju ka thënë që ti ndalin shqiptarët që janë mbledhur gjoja në Bit Pazar.

Në ato momente ai tregon se, Ejup Halimi i ka rënë tavolinës fortë duke bërtitur se nuk do i ndalim po do ti ftojmë të na mbrojnë.

Sipas tij, huliganët ishin të përgatitur për skenarë të përgjakur dhe se ai dyshon se këtu rol ka edhe ish-ministri Çavkov, të cilin Zeqiri e quan Sorra.

Ai thotë se ky i fundit është pjesë e skenarit të dhunshëm për mos reagimin e policisë dhe jo rastësisht 80 për qind e policëve ishin shqiptar.

Gjithashtu lexo

“Çështja mes Shkupit dhe Beogradit shkakton shqetësime në Athinë”

Gazeta greke “Kathimerini” shkruan se diplomatët grek me shqetësime i ndjekin ngjarjet në Ballkan, pasi …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *