Home / Lajme / Rajon / Muja: Vetëm Haradinaj kishte kauzë shpirtërore demarkacionin (Video)

Muja: Vetëm Haradinaj kishte kauzë shpirtërore demarkacionin (Video)

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Shaip Muja, i cili në vazhdimësi ka kritikuar matjen e territorit në marrëveshjen e Demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi, thotë se vetëm Ramush Haradinaj, kishte kauzë të vërtetë shpirtërore.

“Përveç një kauze të vërtetë shpirtërore që ka Haradinaj, të tjerët kanë bërë politikë. Ne jemi dy deputet unë nda PDK dhe Shpejtim Bulliqi nga LDK, kemi mbledhur fakte që ne humbin 82 kilometra katrorë”, tha Muja në emisionin Kontakt në Tribuna Channel.

Muja kritikoi edhe kryeminsitrin Isa Mustafa, i cili sipas tij, do të duhej që këtë marrëveshje ta negocionte sërish me Malin e Zi.

Ai  ka komentuar deklaratat e deputetit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, duke thënë se deklarata e Haradinajt po  keq interpretohet në mënyrë të tillë.

Deputeti i PDK-së, është pyetur edhe për reagimet e ndërkombëtarëve për deklaratat e deputetit të AAK-së.

“Punë e madhe që ka pasë. Ndërkombëtarët nuk mund të na tregojnë neve çdo ditë interpretimet e qejfit të tyre”, tha Muja në Konakt.

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *