Home / Lajme / Rajon / Musliu: Vuçiqi e di se do të bëhet Shqipëria e Madhe (Video)

Musliu: Vuçiqi e di se do të bëhet Shqipëria e Madhe (Video)

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Luginës, Jonuz Musliu thotë se edhe vetë kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e di se do të ndodh Shqipëria e Madhe.

Këto komente Musliu i bëri në emisionin ‘InfoBox’ të RTV Dukagjinit, duke thënë se bashkimi i tokave bëhet kur të bashkohen kokat.

“Jo që besoj, por kjo do të bëhet realitet. Nuk kanë besuar që Kosova do të jetë e pavarur, por kjo është bërë, është  realitet. Me këtë mund, me këtë gjak, me këta dëshmorë, me këto lëvizje që kanë ndodh në hapësirat shqiptare, edhe kjo do të ndodh. Por, duhet të kenë vullnet shqiptarët për bashkim, pastaj faktorët e tjerë”, tha ai.

Por, Musliu shqetësohet për unitetin e shqiptarëve në përgjithësi, e veçanërisht në Luginë, duke thënë se po korruptohen lehtë.

“Neve na duhen zgjedhje kombëtare, nuk na duhen me lloj-lloj pisllëqesh të cilat po bëhen. Në politikën shqiptare investon edhe Serbia, në Luginë të Preshevës. Marrin para, i blejnë votat, ka plotë”, tha ai.

Megjithatë, ai kërkon një angazhim më të mëdha nga ana e Prishtinës dhe Tiranës zyrtare, për të ndihmuar shqiptarët e Luginës. Madje, Musliu tregon faktin që Serbia për serbët e Kosovës ndan 400 herë buxhet më shumë se Kosova e Shqipëria bashkë për shqiptarët e Luginës.

“Kosova nuk ka investuar sa duhet. Shqipëria nuk ka investuar  edhe përkundër kërkesave që kemi bërë në këtë drejtim. Së paku të jetë fondi special për Luginën e Preshevës. Dhe këto mbledhje që bëhen, duhet të ndahet një fond. Kur Serbia ndanë diku rreth 40 milionë euro zyrtarisht për çdo vit për Serbët e Kosovës, ne kemi marrë njëqind mijë euro nga dy qeveritë”, tha ai.

 Kryetari i këtij këshilli, propozon që të ketë një zyrë koordinuese për shqiptarët e kësaj pjese, duke përmendur pretendimet e Serbisë për të okupuar territore dhe trysni të tjera që u bënë shteti serb./RTV Dukagjini-Telegrafi/

Gjithashtu lexo

Futet për nevoja personale në bunker, burrit i ndryshon jeta përgjithmonë

Ka ndodhur në një fshat të Elbasanit. Burri hyn për nevoja personale në një bunker …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *