Home / Shëndeti / Mustaqet e Misrit Shqiptar – Më të Kërkuarat nga Italia dhe Gjermania

Mustaqet e Misrit Shqiptar – Më të Kërkuarat nga Italia dhe Gjermania

Qytetërime të ndryshme i kanë përdorur mustaqet e misrit që në lashtësi, sepse kanë besuar fort se këto fije të holla, në dukje të rëndomta, kanë aftësi të mëdha shëruese. Edhe Shqipëria ka qenë pjesë e këtyre qytetërimeve me nuhatje të mirë ndaj produkteve të veçanta me vlera mjekësore dhe shëruese. Shqiptarët i kanë përdorur për shumë kohë mustaqet e misrit, pikërisht prej këtyre vlerave. Fijet e holla janë të pasura me antioksidantë dhe ushqyes siç janë kaliumi, kalciumi, vitaminat B2, C dhe K. Për shumë fermerë shqiptarë, ‘maydis’ ose mustaqet e misrit po kthehen në një mënyrë të mirë për të pasur disa të ardhura më shumë në familje. Pikërisht ajo mustaqja që më parë hidhej, tani del që kërkohet në tregjet ndërkombëtare. Arsyet pse shumë kompani evropiane i kërkojnë me ngulm në tregun shqiptar ka të bëjë me faktin që vetëm në vende si Shqipëria, misri i mbjellë është farë origjinale dhe jo e modifikuar gjenetikisht, ndërkohë misri i kultivuar në pjesën më të madhe të botës është rezultat i bioteknologjisë. “Ne i eksportojmë mustaqet e misrit në Itali dhe Gjermani. Ndërkohë që sektorët që e kërkojnë më shumë janë nga farmaceutika dhe kozmetika”, thotë për AgroWeb.org, Sokol Proja, i cili i mbledh mustaqet e misrit nga zona e Lushnjës. Mustaqet e misrit përdoren kundër infeksioneve të fshikëzës së urinës, inflamacionit në sistemin urinar, prostatës dhe gurëve në veshka. Këto fije të holla janë përdorur edhe për disa sëmundje të zemrës, diabetin, tensionin e lartë të gjakut, lodhjen dhe nivelin e lartë të kolesterolit. Konsumatorët shqiptarë mund ta gjejnë këtë produkt në farmacitë bimore, pikat e grumbullimit të bimëve mjekësore, dyqanet organike, madje edhe në disa farmaci bujqësore. Si përdoren mustaqet e misrit? Mustaqet e misrit, sipas të dhënave të AgroWeb.org, përmbajnë proteina, karbohidrate, minerale, vitamina dhe fibër. Për më tepër, ato përmbajnë disa substanca kimike që ndihmojnë organizmin të nxjerrë jashtë lëngjet dhe kripën e tepërt nëpërmjet urinimin, ndryshojnë nivelet e sheqernave në gjak dhe ulin inflamacionin.  Vlerat e mustaqeve të misrit Më poshtë do të gjeni listën e vlerave shëndetsore të mustaqeve të misrit listuar nga AgroWeb.org: 1. Trajtojnë infeksionet urinare. 2. Luajnë rol diuretik. 3. Parandalojnë formimin e gurëve në veshka. 4. Shmangin mpiksjen e gjakut. 5. Ulin tensionin e gjakut. 6. Ndihmojnë në rregullimin e nivelit të sheqernave në gjak 7. Shërojnë problemet shëndetësore të shkaktuara nga inflamacioni. 8. Luftojnë kolesterolin. 9. Janë burim i vitaminës C. 10. Përdoren kundër obesitetit. Përdorimet për lëkurën Mustaqet e misrit mund të përdoren edhe si çaj ose në lëng me të cilin mund të lyeni lëkurën problematike të prekur nga aknet dhe njollat. Ato zbehin kruarjet dhe dhimbjet e shkaktuara nga lëndimet e lëkurës. Megjithatë, duhet të kini kujdes në përdorimin e mustaqeve të misrit, sidomos nëse jeni duke përdorur medikamente të ndryshme, sepse mustaqet e misrit ulin nivelin e sheqernave në gjak. Nëse jeni duke marrë ilaçe kundër diabetit, atëherë nuk duhet të konsumoni mustaqet e misrit në të njëjtën kohë. Njerëzit që vuajnë nga niveli i lartë i sheqernave ose i tensionit, mund ta pijnë çajin e mustaqeve të misrit vetëm pas konsultimit me një mjek. Nëse përdorni medikamente për hollimin e gjakut, atëherë pirja e këtij çaji do zhvlerësojë punën e medikamenteve. Si të përgatisni çajin e mustaqeve të misrit Metoda e parë Kjo është metoda më e përhapur dhe për të do t’ju nevojiten: • Mustaqe të thata ose të njoma të misrit • Ujë • Lëng limoni 1. Ziejeni ujin për pak kohë. 2. Hidhni mustaqet e misrit dhe lërini të ziejnë për disa minuta. 3. Lëngu do të ngjasojë me lëngun e një karameli të shkrirë ngjyrë kafe. 4. Kullojeni dhe shërbejeni të ftohtë ose të nxehtë. 5. Disa njerëz shtojnë lëng limoni për ta bërë çajin më të shijshëm dhe aromatik. 6. Çajin e mbetur mund ta mbani në frigorifer për pak ditë. Metoda e dytë Kjo metodë është ideale për ata që duan të përftojnë vlerat natyrale të mustaqeve të misrit. Për këtë metodë, ju nevojiten: • Mustaqe të thata të grira • Ujë • Mjaltë 1. Kjo metodë nuk kërkon ujë të zier 2. Hidhni pak ujë në një kavanoz qelqi me kapak. 3. Shtoni mustaqet e misrit në ujë. 4. Mbylleni kapakun dhe mbajeni kavanozin në një vend në diell për një ditë të plotë. 5. Në fund të ditës, futeni kavanozin brenda, kulloni ujin, shtoni mjaltë dhe përzijeni mirë. 6. Kavanozin mbajeni në frigorifer dhe shërbejeni të ftohtë.

Gjithashtu lexo

Zonja, kjo bimë bën që të mos shkoni kurrë tek gjinekologu RECETA

Problemet gjinekologjike, të cilat mund të jenë nga më të lehtat e deri tek më …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *