Home / Lajme / Botë / Muzeu i Mosulit, i rrënuar nga fetarët e “zellshëm”

Muzeu i Mosulit, i rrënuar nga fetarët e “zellshëm”

Pas dy vitesh e gjysmë nën kontrollin e shtetit islamik, gjithcka që ka mbetur në muzeun e Mosulit, janë gjurmë plaçkitje dhe shkatërrimi.

Krahu masiv prej guri i Lamassu, një perëndimi asiriane në formën e një demi me krahë, gjendet në dysheme, mes një grumbulli gërmadhash, brenda ndërtesës, e cila është thuajse bosh, me përjashtim të pluhurit dhe mbeturinave të shkatërruara të së kaluarës së lashtë.

Në kontradiktë të plotë me shkatërrimin e të shkuarës mijëravjeçare, në muze u gjet e paprekur një pllakë guri dhe disa dorëshkrime me kaligrafi islamike.

Sidoqoftë, shumica dërrmuese e muzeut nuk është më, pasi veprat e lëna pas nga qytetërimet asiriane dhe sumere u shkatërruan nga militantët, që nuk pranojnë përfaqësimin apo adhurimin e zotave të rreme.

Ushtarakët që çliruan muzeun dhe më pas u ngarkuan me bërjen e një inventari të monumenteve antike, thanë se detyra e dytë ishte mjaft e lehtë, pasi muzeu është bosh.

Militantët islamikë muaj më parë publikuan video duke shkatërruar disa statuja në muzeun e Mosulit, por suhatarët thonë se ato filmime janë vetëm për shfaqje.

Sipas tyre, shumica e artifakteve të lashta janë shitur në tregun e zi, pasi sado ekstremistë të jenë, xhihadistët janë dinë vlerën parave. Ekspertë irakianë thonë se militantët i kanë përdorur sendet e lashta si burim të ardhurash, por kjo është një pjesë e aktivitetit të tyre që nuk shfaqet dot në videot propagandistike.

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *