Home / Kryesoret / Myftinia e Tetovës shënon ditëlindjen e Muhamedit A.S – (VIDEO)

Myftinia e Tetovës shënon ditëlindjen e Muhamedit A.S – (VIDEO)

Kanë vijuar edhe sot aktivitetet e planifikuara me rastin e ditlindjes së Muhamedit A.S që organizohen nga ana e Myftinisë së Tetovës. Kështu në vazhdën e shumë aktiviteteve të që janë mbajtur  me rastin e Ditëlindjes së Pejgamberit, Muhamedit a.s. edhe në territorin e Myftinisë së Tetvës, nxënëset e   ”Medresesesë  Isa Beu” – paralelja e vajzave në Tetovë, shpëndanë fletushka me moton “Të tjerët rreth personalitetit të Muhamedit a.s” si dhe nga një pako me llokumë të sponzoruara nga kompania “Bllagoja Gjorev A.D” e cila posedon edhe çertifikatën Hallall nga Agjencioni i Standardit Hallall pranë BFI.Dhuratat simbolike janë ndarë në qendër të Tetovës dhe para Xhamisë së Larme, transmeton Televizioni Koha.

Nesër, në ora 17, në ambinentet e Pallatit të Kulturës së këtij qyteti, nxënëset shpalosin ekspozitën e tyre nën moton “Artet e Bukura”. Ndërkaq, në ora 18.00, në sallën e Pallatit të Kulturës, nxënëset e kësaj paralele të Tetovë organizojnë manifestimin qendror “Muhamedi a.s. simbol i moralit”. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *