Home / Lajme / Botë / ‘Myslimanët pushtojnë Evropën në 2016, nis dëbimi i popullatës për ta shuar fare në 2025’

‘Myslimanët pushtojnë Evropën në 2016, nis dëbimi i popullatës për ta shuar fare në 2025’

Parashikuesja e verbër mistike, e mirënjohura Baba Vanga e lindur në Bullgari, që parandjeu 11 Shtatorin, cunamin e vitit 2014, derdhjen e centralit bërthamor në Fukushima dhe lindjen e ISIS-it, ka bërë edhe një parashikim të tmerrshëm për Evropën në vitin 2016.

Profetesha Baba Vanga ka vdekur në vitin 1996 në moshën 85-vjeçare. Gjatë jetës së saj, ajo u mbiquajt si “Nostradamusi i Ballkanit” për shkak të nivelit të lartë të vërtetësisë së profecive të saj, mbi 85%, e për këtë arsye ka qënë e nderuar në Evropë dhe Rusi si një shenjtore me aftësi të mbinatyrshme, përcjell Syri.net.

Nga qindra parashikimet e Baba Vanga, të bëra gjatë 50 vjetëve me largpamësi, ajo paralajmëroi shkrirjen e akujve dhe temperaturat në rritje të detit në vitet ’50, dekada përpara se dikush të kishte dëgjuar për ngrohjen globale.

Por tani ja tek vjen profecia e saj për “Luftën e Madhe Myslimane” që paralajmëron një pushtim të Evropës nga ekstremistët myslimanë, duke shkaktuar në Evropë atë që ne e njohim si “të pushosh së ekzistuari”, që prej fundit të vitit të ardhshëm, citon Syri.net.

Saktësia e habitshme me ngjarjet e kohëve të fundit na bën të mendojmë se kjo është një nga profecitë më vdekjeprurëse të shpalosura para syve tanë.

PROFECITE ME TE MEDHA TE BABA VANGA QE BERI DHE ATO NE VITET NE VAZHDIM DERI NE 3797-ën

Predikoi në 1950 ngrohjen globale dhe cunamin.

Në 1989: 11 shtatorin dhe goditjen e kullave binjake: “Horror, horror. Vëllezërit amerikanë (një referencë pr kullat binjake) do të bien pasi të sulmohen nga zogjtë prej çeliku (aeroplanët e rrëmbyer). “Ujqërit do të ulërijnë në shkurre (besohet si një referencë për Presidentin Xhorxh Bush) dhe gjak i pafajshëm do të derdhet.”

Në vitin 1980: Mbytja e nëndetëses bërthamore ruse Kurs në vitin 2000. Ajo pa ekuipazhin të vdesë nga një vdekje e tmerrshme gjatë ditëve ndërsa ekipet ndërkombëtare të shpëtimit u përpoqën më kot për ta nxjerrë anijen nga thellësitë e oqeanit. “Në kapërcyell të shekullit, në gusht të vitit 1999 ose 2000, Kursk  (besohet s ei referohet qytetit rus me të njejtin emër) do të mbulohet me ujë dhe e gjithë bota do të qajë mbi të.”

Vanga thuhet se parashikoi me saktësi, se Presidenti i 44-ët i SHBA do të ishte afro-amerikan. Megjithatë ajo ka deklaruar gjithashtu se ai do të ishte presidenti i fundit i SHBA-së.

Profecitë e mëdha të Baba Vanga për nga viti 2016 e tutje

2016: “Myslimanët” do të pushtojnë Evropën, e cila do të pushojë së ekzistuari, siç e njohim ne. Fushata e shkatërrimit do të zgjasë me vite, duke dëbuar popullatën dhe duke e lënë kontinetinetin thuajse bosh.

2023: Orbita e tokës do të ndryshojë (askush e nuk e kupton çfarë do të thotë kjo).

2025: Popullsia e Evropës do të arrijë thuajse në zero

2028: Njerëzimi do të fluturojë për në Venus, me shpresën e gjetjes së burimeve të reja të energjisë

2033: Niveli i ujërave në botë do të rritet si rezultat i shkrirjes së akujve polarë (kjo tashmë po ndodh)

2043: Transformimi i Evropës në një kalifat islamik do të kompletohet. Roma do të quhet kryeqyteti. Ekonomia e botës do të lulëzojë nën sundimin islam

2066: Amerika do të përdorë një armë të re për ndryshimet klimaterike dhe për të parën herë do të përpiqet të marrë Roma-n dhe të kthejë krishterimin.

2076: Komunizmi do të kthehet në Evropë dhe pjesën tjetër të botës.

2084: Natyra do të rilindë (askush nuk e di çfarë nënkupton kjo)

2100: Njeriu  i bërë diell do të ndriçojë anën e errët të planetit (kjo është tashmë në planet e shkencëtarëve që nga viti 2008, krijimi I një dielli articifial duke përdorur teknologjinë bërthamore)./SYRI.NET

Gjithashtu lexo

Lind 10 vjeçarja indiane, viktimë e dhunimit

Një vajzë 10 vjeçare ka lindur foshnjën e saj sot në Indi, si shkak i …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *