Home / Lajme / Botë / NATO-ja thirrje Gjermanisë për të rritur shpenzimet ushtarake, irritohet Berlini

NATO-ja thirrje Gjermanisë për të rritur shpenzimet ushtarake, irritohet Berlini

Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ftoi sot Gjermaninë të mbajë angazhimet e saj për një rritje të shpenzimeve ushtarake, ndërkohë që kjo çështje ka irrituar koalicionin qeveritar të Angela Merkelit.

“Për mua është vendimtare që Gjermania dhe SHBA-ja të bien dakord për faktin që ne duhet të investojmë më shumë për sigurinë tonë”, konfirmoi Jens Stoltenberg, në një intervistë për të përditshmen ekonomike gjermane “Handelsblatt”.

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump kritikoi Gjermaninë veçanërisht, duke arritur deri aty sa të konfirmonte se vendi ishte në borxh me SHBA-n dhe NATO-n nga fakti i shpenzimeve ushtarake të pamjaftueshme në të kaluarën.

Ai këmbënguli që Gjermania dhe vendet e tjera të vendeve të aleancës respektojnë një angazhim të marrë në vitin 2014 për të arritur deri në vitin 2024 nivelin e shpenzimeve të tyre në këtë fushë me dy për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto të tyre.

“Nuk bëhet fjalë për të kënaqur SHBA-në. Bëhet fjalë për sigurinë e Evropës. Evropa është shumë më pranë krizave dhe kërcënimeve se SHBA-ja, shumë pranë Rusisë, shumë pranë Sirisë dhe Irakut”, konfirmoi sekretari i përgjithshëm i NATO-s.

Duke përshëndetur përpjekjet e Gjermanisë në këtë fushë, me pjesëmarrjen e saj në shumë misione të huaja në veçanti , kreu i NATO-s nuk ka fshehur vullnetin për të parë vendet të arrijnë objektivin prej dy për qind.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *