Home / Lajme / Botë / NBC: SHBA-ja e gatshme për sulm nëse Koreja e Veriut kryen provë të re bërthamore

NBC: SHBA-ja e gatshme për sulm nëse Koreja e Veriut kryen provë të re bërthamore

SHBA-ja është e gatshme të kryejë sulm preventiv me armatim konvencional ndaj Koresë së Veriut nëse Pheniani kryen edhe një provë bërthamore, deklaruan përfaqësues të lartë të shërbimit zbulues, lajmëroi NBC.

Ata thonë se janë vendosur dy luftanije shkatërruese të SHBA-së, 480 kilometra larg brigjeve të Koresë së veriut, të cilat kanë mundësi për lansim të raketave kryqëzuese “Tomahavk” në territorin e atij vendi.

Koreja e Veriut tashmë paralajmëroi për “ngjarjen e madhe”, ndërkaq autoritetet e SHBA-së thonë se flitet për atë se po punohet për provë bërthamore, e cila do të mund të ndodhë këtë fundjavë në prag të ditëlindjes së 105-të të themeluesit të Koresë së Veriut, Kim Il-sung.

Bombardues të rëndë amerikanë janë pozicionuar në bazë në territorin e shtetit Guam në rast të sulmit të Koresë së Veriut, ndërsa paraprakisht këtë javë, grupi goditës i marinë amerikane “Karl Vinson” është dërguar në rajon.

Sulmi i SHBA-së do të përfshinte raketa, bomba, si dhe sulme kibernetike dhe vendosje të njësive speciale në terren, thekson televizioni amerikan.

“Sulmi i tillë do të mund ta provokojë regjimin e paparashikueshëm dhe të rrezikshëm të Koresë së veriut të lansojë kundërsulm ndaj Koresë së Jugut”, kumtoi NBC.

“Kryesia e koresë së Veriut nuk ka tteguar kurfarë interesi për diplomaci dhe dialog me vende të tjera lidhur me këtë problem”, deklaroi për NBC përfaqësuesi korean në Qendrën për studime strategjike dhe ndërkombëtare, Viktor Ça.

Koreja e Veriu8t të mërkurën kërcënoi se e para do ta sulmojë SHBA-në me armë bërthamore, nëse ka shenja se Uashingtoni po përgatitë sulm, përderisa de paralajmëroi për “sulm të pamëshirshëm” nëse SHBA-ja ndërmerr diçka.

Gjithashtu lexo

Tërmet i fortë e goditi pjesën jugore të Altlantikut

Një tërmet me intensitet prej 6,7 ballësh sipas shkallës Rihter e goditi sot pjesën jugore …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *