Home / Lajme / Maqedoni / Ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Gruevskit

Ndërkombëtarët i kthejnë shpinën Gruevskit

Nikolla Gruevski dhe VMRO DPMNE-ja kanë humbur mbështetjen edhe të partisë simotër evropiane. Eurodeputeti Knut Flekeshtajn, i cili është pjesë e katërshes evropiane që ndërmjetëson zgjidhjen e krizës në Maqedoni theksoi shprehimisht se askush në Bruksel nuk mbështet politikat e VMRO-së e cila bllokon formimin e institucioneve. Flekeshtajn në intervistën për emisionin “360 gradë” shprehu pakënaqësi edhe nga vizita e para 10 ditëve në Shkup, transmeton Alsat M.

“Nëse pas zgjedhjeve ka koalicion prej 67 deputetëve, atëherë ai duhet të ketë mundësi për të formuar Qeveri. Por e dimë që VMRO DPMNE nuk dëshiron të bëjë lëvizje dhe për këtë arsye mendoj se votuesit duhet ta dinë se me të vërtetë nuk ka askush në BE, as grupi simotër i Gruevskit që e mbështet këtë politikë. Këtë gjë votuesit duhet të dëgjojnë, të mos ketë keqkuptime se bëhet fjalë për parti majtiste apo djathtiste, por për demokraci, po ose jo – deklaroi Knut Flekenshtajn, Deputet i Parlamentit Evropian.

Gjithashtu lexo

Starnawski përsëri zhytet në Matkë

Zhytësi i famshëm speleologjik, Krzysztof Starnawski nga Polonia, së bashku me ekip të zhytësve vendas …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *