Home / Sport / Në autobusin e Dortmundit ishte vendosur eksploziv, futbollistët shpëtuan nga xhamat e blinduar (FOTO)

Në autobusin e Dortmundit ishte vendosur eksploziv, futbollistët shpëtuan nga xhamat e blinduar (FOTO)

Policia gjermane ka dyshime të forta se shpërthimet që ndodhën në autobusin e ekipit gjerman të futbollit Dortmund, u shkaktuan nga eksplozivi.

Tre shpërthime goditën autobusin e ekipit gjerman dhe u plagos lojtari Marc Bartra, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Hetimet paraprake të policisë flasin për shpërthim eksplozivi, megjithatë kjo do të përcaktohet zyrtarisht gjatë orëve në vijim.

0020222.Shpërthimet shkaktuan dëme tek gomat e autobusit dhe xhamat, por këto të fundit nuk u thyen për shkak se janë të blinduara.

Mediat e huaja raportojnë se policia gjermane dyshon që lënda eksplozive t’i jetë vendosur autobusit kur ka qenë në parkingun e hotelit, në periferi të qytetit të Dortmundit.

Autoritetet gjermane këshilluan tifozët e Dortmundit dhe të Monacos të qëndronin në stadium dhe të ndiqnin me kujdes udhëzimet e policisë. Largimi i tifozëve nga stadiumi u bë në mënyrë të qetë dhe pa asnjë incident.

Është herët për të thënë nëse shpërthimi i autobusit të ekipit gjerman mund të konsiderohet sulm terrorist apo rast i izoluar.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *