Home / Lajme / Botë / Në Francë arrestohen 10 persona për lidhje me sulmin ndaj “Sharli ebdo”-së

Në Francë arrestohen 10 persona për lidhje me sulmin ndaj “Sharli ebdo”-së

Zyra e prokurorisë të Parisit njoftoi se 10 persona janë arrestuar në kuadër të hetimit për të dyshuarit të cilët me armë e kanë furnizuar njërin nga tre sulmuesit ndaj redaksisë së gazetës humoristike “Sharli ebdo” dhe pastaj një kosher dyqan, nga janari i vitit 2015, kur në Paris u vranë 17 persona.

Në kumtesë thuhet se ata janë arrestuar në tre ditët e fundit.

Cak i hetimit kanë qenë të dyshuar për involvim në furnizimin me armë Amedi Kulibalin, i cili në një dyqan në pjesën lindore të Parisi vrau katër persona, ndërsa pastaj edhe një police në një incident të ndarë.

Kulibali u vra në këmbim zjarrin me policinë.

Ai ka qenë bashkëpjesëmarrës i vëllezërve Sherif dhe Said Kuashi, të cilët në sulmin ndaj “Sharli ebdo”-së vranë 12 persona. Edhe ata, gjithashtu, janë vrarë në përplasjen me policinë, përkujtojnë mediat amerikane

Gjithashtu lexo

Spanja sërish nën frikën e terrorit, parandalohet sulm tjetër, vriten 5 terroristët

Parandalohet një tjetër sulm terrorist në Spanjë, pas atij të Barcelonës ku mbetën të vrarë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *