Home / Kryesoret / Në Kollare të Kërçovës zbulohet pllaka përkujtimore për LPK-në.

Në Kollare të Kërçovës zbulohet pllaka përkujtimore për LPK-në.

Sot në Kollare të Kërçovës solemnisht po bëhet zbulimi i pllakës përkujtimore në shenjë kujtimi për mbledhjen konsultative  të Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës.

Në këtë eveniment po marrin pjesë figura të shquara të  Lëvizjes Popullore të Republikës së Kosovës, nisur nga Ali Ahmeti, Fazli Veliu, Xhevet Bislimi, Emrush Xhemajli, Guximtar Llabënishti, Petrit Mënaj, Musa Xhaferi, Gafut Elshani, Fatmir Arifi, si dhe shumë personalitete të tjera, njofton Flaka.

Ndryshe, në prill të vitit 1993, në fshatin Kollare, afër Kërçovës, u mbajt Mbledhja Konsultative e LPRK-se. Në mbledhje u diskutua rreth situatës aktuale politike kombëtare e ndërkombëtare, me theks të veçant rreth gjendjes në Kosovë dhe në Maqedoni, të cilën OKB-ja, e pranoi si shtet te ri, me pretekstin e krijimit të një zone stabile në këtë pjesë të Ballkanit, por pa njohur vullnetin e mbi 1 milion shqiptarëve që jetojnë në këtë Republikë.

Në këtë mbledhje, udhëheqës dhe aktivist të LPRK-se nga të gjitha territoret shqiptare në ish Jugosllavi, deklaruan se “LPRK, përkrah dhe mbështet grupet e armatosura në Kosovë”. Ajo mori vendim që të bisedojë me këto grupe për unifikimin e aksioneve dhe të veprimtarisë në një grup të vetëm dhe në një emër të përbashkët. Më 28 -29 korrik 1993, në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë, u mbajt Mbledhja e katërt e Përgjithshme e LPRK-së. Poashtu u mor vendim i rëndësishëm për afrimin e bërthamave të armatosura që i kishte krijuar LPRK dhe strukturimi i tyre, për kalimin në fazën e organizimit të luftës së armatosur.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti: Qeverisja e VMRO-së ka nxitur diskriminim fetar në Maqedoni

Grupet religjioze në Maqedoni vlerësojnë se ish-Qeveria e VMRO-DPMNE-së e ka favorizuar Kishën Ortodokse – …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *