Home / Kryesoret / Në Maqedoni nuk ka mish me salmonelë – (VIDEO)

Në Maqedoni nuk ka mish me salmonelë – (VIDEO)

Në Republikën e Maqedonisë nuk janë importuar përpunime të mishit nga prodhuesi Perutnina nga Ptuj, me datë prodhimi për të cilën Ministria kroate e Bujqësisë mbrëmë ka urdhëruar tërheqje nga tregu i Republikës së Kroacisë për shkak të pranisë së përcaktuar të bakterit salmonela.

Siç kumtoi Agjencia për ushqim dhe veterineri në bazë të kontrollit të bërë nga ekipet kujdestare inspektuese është përcaktuar se përmes Sistemit për raportim të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë të Bashkimit Evropian , nuk është marrë notifikim se një dërgesë e pasigurt e këtij lloji është plasuar në tregun e Maqedonisë.

Përmes sistemit Sistemit për raportim të shpejtë për ushqim dhe ushqim për kafshë të Bashkimit Evropian, shton Agjencia për ushqim dhe veterineri, nuk ka notifikim se në tregun e Republikës së Maqedonisë janë plasuar produktet e ekonomisë bujqësore Orehovec nga Kroacia, produktet e së cilëve gjithashtu janë tërhequr nga tregu kroat, për shkak të pranisë së përcaktuar të salmonelës.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Katër të lënduar në afër Gostivarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma rreth orës 23 në autostradën Gostivar-Tetovë në afërsi të pikës së pagesës …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *