Home / Kryesoret / Në Maqedoni nuk kanë gjinekologë amë’‘gra prej 32 komunave (Video)

Në Maqedoni nuk kanë gjinekologë amë’‘gra prej 32 komunave (Video)

Gra prej 32 komunave në Maqedoni nuk kanë gjinekologë amë. Vetëm 138 gjinekolog kanë marrëveshje me Fondin e shëndetësisë, ndërsa ka 700 mijë gra të cilat kanë nevojë për shërbime gjinekologjike. Kjo shkakton në rritjen e vdekshmërisë tek foshnjet, kështu është vlerësuar nga ‘Reaktor-Platforma për barazi gjinore’, video e publikuar në ‘Vidi Vaka’ në Facebook,

Sipas hulumtimeve të deritanishme nga Organizata botërore e shëndetësisë, në vendet ku ka zhvillim të pamjaftueshëm socio-ekonomik, varfëri të lartë, pabarazi të lartë, ku kanë qasje të ulët deri tek mbrojtja primare shëndetësore, ku ka mungesë të gjinekologëve, ku ka investim të pamjaftueshëm në mbrojtjen shëndetësore të nënave dhe fëmijëve, në këta vende ka vdekshmëri të lartë të foshnjave dhe nënave lehone’, kështu vlerëson Marija Bashevska, përfaqësuesja e ‘Reaktor-Platforma për barazi gjinore’.

Ministria paralajmëroi 47 specializantë të rinj të cilët do të duhet të kalojnë arsimim 5-vjeçar. Numër i konsiderueshëm i gjinekologëve punojnë në klinika private apo largohen jashtë vendit.

Gjithashtu lexo

Kallëzim penal deri te PSP nga Mehmeti, Llatas dhe Talevska kundër biznesmenit Palevski

Ashtu siç u informua dje nga Telegrafi, biznesmeni Ljupço Palevski është marrë në pyetje informative …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *