Home / Kryesoret / Në mënyrë simbolike shënohet “Dita e librit” në Shkup dhe Tetovë

Në mënyrë simbolike shënohet “Dita e librit” në Shkup dhe Tetovë

Përmes një kuizi të përgatitur nga nxënësit “Unioni i Nxënësve Shqiptar” shënoi ditën ndërkombëtare të librit në Çarshinë e Vjetër të Shkupit. Kuizi përmbante pyetje nga fusha e Letërsisë dhe Logjikës, ndërkaq për çdo pyetje të përgjigjur saktë nga ana e qytetarëve, kishe dhuratë një libër,

“Ne vendosëm që jo vetëm të shpërndajmë një libër, sepse nëse dikujt ia jep vetëm një libër mund thjesht të mos e vlerëson në moment dhe pik pyetje a e lexon a jo, dhe në momentin që ne do bëjmë kuiz dhe do të bëjmë pyetjen dhe ai do të vlerësohet dhe do ketë më shumë gjasa ta lexojnë”, tha për Alsat-M, nxënësja Anjeza Gorenca.

Dita ndërkombëtare e librit u shënua edhe në Tetovë. Ahmed Qazimi nga Sektori për Arsim në Komunën e Tetovës tha se së bashku me disa shoqata të cilat veprojnë në sferën e arsimit realizuan këtë projekt të librarisë mobile.

23 prilli është shpallur si Dita Botëror e Librit në vitin 1995 me një rezolutë të UNESCO-s pasi u konsiderua se libri ka qenë historikisht instrumenti më i fuqishëm i shpërndarjes së njohurive.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *