Home / Kryesoret / Në Negotinë dhjetë vite nuk ka foshnje të lindur

Në Negotinë dhjetë vite nuk ka foshnje të lindur

Negotinë, qyteti në të cilin më tashmë 10 vite nuk ka lindje të foshnjeve, krenihet me rritjen e natalitetit, shkruan Fokus. Këto ditë, në shënimin e festave të Pashkëve, janë ndarë madje 120 kupona me vlerë, për fëmijën e parë, të dytë dhe lindjen e fëmijës së tretë, por edhe për meshkuj mbi 40 vjeç, të cilët për herë të parë martohen, kështu ka vendosur kryetari i komunës së Negotinës, Vanço Apostollov.

Ndarja e kuponave vjen si thirrje për rritjen e natalitetit në komunë, kurse ka filluar të zbatohet në vitin 2013.

Për fëmijën e parë ose të dytë, prindërit marrin 7 mijë denarë, kurse për të tretin fëmijë 14 mijë denarë. Personat mbi 40 vjeç, të cilët për herë të parë martohen marrin gjithashtu 30 mijë denarë, kurse për gratë të cilët janë mbi 40 vjeç, të cilët për herë të parë martohen, nuk janë paraparë kupona, veçanërisht para dhe nga komuna nuk bëjnë të ditur arsyet për atë, edhe pse në Negotinë ka numër të madh të grave të pamartuara që janë në moshë.

Sipas shërbimeve pranë Drejtorisë lokale, në tre vitet e kaluara, Negotina ka ndarë rreth 700 kupona.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *