Home / Lajme / Kronika e zezë / Në Shkup 12 aksidente, dy persona më rëndë të lënduar

Në Shkup 12 aksidente, dy persona më rëndë të lënduar

Gjatë 24 orëve të fundit në Shkup kanë ndodhur 12 aksidente rrugore, nga të cilat pesë janë me pasojë të dëmit material, ndërsa pesë janë me lëndime të lehta trupore, në të cilat lëndime të lehta kanë marrë shtatë persona. Kanë ndodhur dy aksidente në të cilat lëndime të rënda trupore kanë marrë një bashkudhëtarë dhe një çiklist.

Siç kumtoi SPB Shkup, gjatë ditës së kaluar policia ka sanksionuar 12 shoferë të cilët kanë lëvizur me shpejtësi më të madhe se e lejuara. Dy shoferë nuk iu kanë dhënë përparësi në kalim këmbësorëve në vijat e shënuara për ta, dy shoferë kanë kaluar në të kuqe në semafor, ndërsa tetë shoferë i kanë drejtuar automjetet e tyre pa leje qarkullimi, gjegjësisht pa regjistrim. Ka pasur 25 automjete të parkuara në mënyrë të papërshtatshme.

Janë sanksionuar edhe tre këmbësorë dhe katër shoferë të biçikletave me motor, mopedë dhe motoçikleta të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme.

Me ndihmën e automjetit special “karrotrec” janë larguar 68 automjete.

Në kuadër të projektit edukativ-i trafikut “Kultura e qarkullimit tek fëmijët në institucionet parashkollore”, Sektori për parandalim sot do të realizojë punëtori edukative në kopshtin “Detska Radost” objekti “Mimoza”  dhe “Temjanushka” në komunën e Gazi Babës. Do të realizohen punëtori edukative me fëmijët nga grupi i mesëm dhe i madh.

Sektori për parandalim pranë SPB Shkup sot do të mbajë mësim trafiku në të cilin do të marrin pjesë qytetarë pjesëmarrës në komunikacion të cilët kanë bërë kundërvajtje në baza të ndryshme në cilësi të shoferëve,

Sonte në orën 19:00 në qendrën sportive “Jane Sandanski” në kuadër të Ligës së kampionëve do të luhet ndeshja ndërkombëtare në hendboll midis KH “Vardar” dhe “Flenzburg” nga Gjermania. Për shkak të kësaj pritet intensitet i rritur i komunikacionit, do të vendoset regjim i veçantë i zhvillimit të komunikacionit. Nga ora 16:00 do të mbyllet për komunikacion bulevardi “ASNOM” në lëvizjen nga udhëkryqi me bulevardin “Serbia”, për komunikacion do të mbyllet edhe rruga “Vasko Karangeleski” nga udhëkryqi me bulevardin “Jane Sandanski” drejt qendrës sportive “Jane Sandanski”.

Nga SPB Shkup apelojnë deri te të gjithë qytetarët të cilët kanë për qëllim të vijnë në ndeshjen e hendbollit, t’i respektojnë shenjat dhe urdhrat që do t’ju jepen nga ana e policisë. Përderisa vijnë me automjete personale, t’i parkojnë në parkingun përreth./Tv Koha

Gjithashtu lexo

28 vjeçarja shqiptare që u dogj në azil, vetë ia vuri flakën objektit

Gruaja 28-vjeçare nga Shqipëria, e cila u gjet e vdekur pas shpërthimit të zjarrit në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *