Home / Lajme / Kronika e zezë / Në Shkup 31 aksidente për fundjavën e Pashkëve, një i lënduar rëndë

Në Shkup 31 aksidente për fundjavën e Pashkëve, një i lënduar rëndë

Një person u lëndua rëndë, ndërsa 27 janë lënduar lehtë në 31 aksidente të regjistruara në katër ditët e kaluara në Shkup.

Siç kumtoi SPB Shkup, prej nëntë aksidenteve të evidentuara të premten, në njërin lëndime të rënda trupore ka marrë një bashkudhëtuar, në katër lehtë janë lënduar katër persona, ndërsa katër aksidente janë me pasojë dëme materiale.

Të shtunën gjithashtu kanë ndodhur nëntë aksidente, me ç’rast në ketër lehtë janë lënduar shtatë persona, ndërsa në pesë aksidente është shkaktuar dëm material.

Të dielën në Shkup janë regjistruar 10 aksidente, pesë me dëme materiale dhe pesë me pasojë lëndime trupore, me ç’rast lehtë janë lënduar tetë persona.

Dje në Shkup janë regjistruar tre aksidente, në një janë lënduar lehtë katër persona dhe dy janë me pasojë dëme materiale.

Policia rrugore ka sanksionuar 16 shoferë të cilët nuk e kanë respektuar kufizimin e shpejtësisë së lëvizjes, tetë janë përjashtuar nga komunikacioni për vozitje nën ndikimin e alkoolit, 15 kanë drejtuar makinën me afat të skaduar të patentë shoferit ose pa patentë shoferi, ndërsa 19 nuk janë parkuar sipas rregullave.

Me ndihmën e automjetit special “karrotreci” janë mënjanuar 12 automjete të cilat nuk janë parkuar sipas rregullave.

Gjithashtu lexo

Mot me diell me erë të dobët deri në mesatare

Moti sot në Maqedoni do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë me erë …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *