Home / Kuriozitete / Në sipërfaqen e Hënës “ka ndërtesa të larta deri në pesë kilometra” (Video)

Në sipërfaqen e Hënës “ka ndërtesa të larta deri në pesë kilometra” (Video)

Bazuar në pamjet që janë marrë prej satelitëve nga NASA që lëvizin rreth Hënës, ueb-faqja Secure Team 10 raporton se në sipërfaqen e saj ka ndërtesa të gjata deri në pesë kilometra.Sipas kësaj teorie konspiracioni, thuhet se formimet janë bërë nga dikush, transmeton Telegrafi.Videoja e postuar më poshtë tregon gjashtë të ashtuquajturat ndërtesa në sipërfaqen lunare, që  janë quajtur edhe si “shtëpi të jashtëtokësorëve”.“Janë punime artificiale që nuk i përkasin strukturës së sipërfaqes, por janë krijuar qëllimisht. Prania e tyre tregon se është bërë për të populluar atë vend”, përshkruhet kështu ky fenomen.Mirëpo, dëshmitë e ndjekësve të jashtëtokësorëve janë parë me dyshim, meqë po konsiderohen si të pa baza.“Janë vetëm koincidencë”, është një koment lidhur me rastin.

Gjithashtu lexo

Me këtë aksident që i ka ndodhur këtij burri me skuter – nuk di njeriu a duhet të qeshë, apo t’i vije keq (Video)

Ditë më parë është publikuar një video ku shihet një burrë i cili vet-aksidentohet me …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *