Home / Kryesoret / Në Tetovë mbahet olimpiada rajonale e matematikës – (VIDEO)

Në Tetovë mbahet olimpiada rajonale e matematikës – (VIDEO)

Për të 22 herë me rradhë në Tetovë nën organizimin të klubit “Paskal” përmes revistës “Plus” është mbajtur olimpiada rajonale e Matematikës ku kanë marrë pjesë rreth 200 nxënës nga klasat e pesta deri në të tetat, nga shkollat fillore të komunës së Tetovës, por edhe nga shkollat e komunave rurale, gjegjësisht të rajonit të Tetovës, transmeton Televizioni Koha.

Sipas Nexhat Kasës nga revista “Plus” në finalen e olimpiadës mbarëkombëtare që do të mbahet në Gjilan të Kosovës do të marrin pjesë nxënës nga klasat e teta dhe të nëntat.

Organizimi i olimpiadës rajonale të Matematikës edhe këtë vit ka gjetur mbështetjen e sektorit për veprimtari publike pranë komunës së Tetovës, falë partneritetit dhe bashkëpunimit që klubi i matematicientëve “Paskal” ndër vite ka pasur me komunën e Tetovës, për aktivitetet e ndryshme që janë organizuar, përcjellë Televizioni Koha.

Në olimpiadën rajonale të Matematikës pjesëmarrës që është mbajtur sot në ambientet e fakultetit të shkencave matematiko natyrore pranë Universitetit të Tetovës të pranishëm kanë qenë edhe disa mysafir nga Gjilani i Kosovës.

Arsim Bejtullahi nga Gjilani nënvizoi se klubi i Matematicientëve Paskal dhe revista “Plus” me përkushtimin e tyre vazhdon që të japë rezultate shumë të mira në sferën e Matematikës, transmeton Televizioni Koha.

Ndryshe olimpiada rajonale e matematikësnë Tetovë i paraprinë olimpiadës mbarëkombëtare që këtë vit do të mbahet në Gjilan, nga data 19,20 dhe 21 Maj në të cilën do të marrin pjesë nxënësit më të mirë nga të gjitha trevat shqiptare si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia dhe Mali i Zi. /Tv Koha/

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *