Home / Kryesoret / Në UEJL është mbajtur panairi i karrierës – (VIDEO)

Në UEJL është mbajtur panairi i karrierës – (VIDEO)

Në Universitetin e Evropës Juglindore është hapur panairi i karierës që organizohet nga qendra e karierës pranë këtij Universiteti. Ky panair paraqet një mundësi të mirë për studentët për t’u takuar me punëdhënësit potencial, ku kanë mundësi që të diskutojnë rreth mundësive të punësimit, angazhimit të tyre si praktikant në ndonjërën prej këtyre kompanive, si dhe për të diskutuar rreth përshtatshmërisë së kualifikimeve dhe aftësive të tyre me kërkesat e tregut të punës apo kompanive në fjalë. Në këtë panair studentët gjithashtu kishin mundësi edhe të aplikonin për punë duke dorëzuar CV-t e tyre. Nga kompanitë të cilat kishin shpalosur ofertat e tyre në këtë panair thonë se interesimi i studentëvë nga viti në vit shënon rritje.

Për rëndësinë që ka ky panair për studentët, universitetin dhe komunitetin e biznesit foli rektori i Universitetit të Evropës Juglindore Zamir Dika, transmeton Televizioni Koha.

I pranishëm në panairin e karierës ishte edhe zëvendëskryeministri për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit i cili në fjalën e tij nënvizoi se panairi i karierës paraqet një ndërthurje të veçantë mes studentëve dhe kompanive të cilat ofrojnë punë praktike dhe vende të lira të punës, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe ky ishte panairi i dymbëdhjetë me rradhë që është organizuar nga qendra për karierë ku kanë marrë pjesë mbi 40 kompani dhe organizata të ndryshme nga Maqedonia të cilat aktivitetin, ofertat e tyre i kanë prezantuar përpara studentëve, stafit akademik dhe mysafirëve të tjerë. /Tv Koha/

 

 

 

Gjithashtu lexo

Kuvendi duhet të votojë për shkarkim të Zvërlevskit

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot duhet të mbajë vazhdime të tre seancave midis të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *