Home / Kuriozitete / Nëna varros të gjallë foshnjen, çifti suedez e gjen dhe e adopton

Nëna varros të gjallë foshnjen, çifti suedez e gjen dhe e adopton

Një nënë e pashpirt ka varrosur të gjallë foshnjen e saj pasi e kishte goditur me thikë. Foshnja, si një mrekulli e zotit ka arritur të mbijetojë. Kjo falë një gruaje, e cila ishte duke kaluar pranë gropës ku ishte varrosur foshnja dhe dëgjoi të qara.
Kjo ngjarje është regjistruar në Tajlandë.

Në fillim gruaja mendonte se dikush kishte varrosur një kafshë të gjallë. Por më pas për tronditjen e saj, ajo pa se këmba e një foshnje shihej mbi dhe.

Pasi e nxori foshnjën nga gropa 20 cm e thellë, ajo pa se foshnja kishte plagë nëpër gjithë trupin e saj – duket se dikush e kishte lënë të vdiste.

“Provova ta qetësoj veten dhe kërkova ndihmë. Foshnja ishte e varrosur me fytyrë poshtë”, tha ajo për mediat lokale atje.

Foshnja, e emëruar Aidin, u dërgua menjëherë në spital.

Më pas, policia zbuloi se nëna e saj 42-vjeçare ishte përgjegjëse për këtë, e cila tani është akuzuar për tentim vrasje të foshnjës.

Aidini i vogël më pas u shërua dhe u adoptua nga një çift nga Suedia.

Gjithashtu lexo

Ky është një prej gjarpërinjve më të pakapshëm në botë

Pas një kërkimi 64-vjeçar të shkencëtarëve në Brazil gjarpri më i pakapshëm në botë është …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *