Home / Lajme / Maqedoni / Nerasht, banorët me vetiniciativë ndërtojnë ujësjellësin e tyre

Nerasht, banorët me vetiniciativë ndërtojnë ujësjellësin e tyre

Zhvaritja për më shumë se 27 vjet e insitucioneve shtetërore dhe mospasja e ujit për pije ka detyruar banorët e Nerashtit të Tetovës që të ndërmarin masa vetanake.

Sipas portalit Tetova1, me iniciativë të Jusuf Alilit dhe me përkrahje të banorëve të Nerashtit, njëra nga lagjet më të mëdha të Nerashtit ka ndërtuar ujësjellësin e vet. Pas një pune të madhe gjatë ditës së djeshme është lëshuar në përdorim ujësjellësi i ri në Nerasht me vetiniciativë.

Në anën tjetër Komuna e Tearcës nuk ka lejuar që ky projekt të shtrihet në tërë fshatin.

Komuna e Tearcës ka bërë një ujësjellës për fshatin Nerasht duke harxhuar miliona euro para të qytetarëve por që projekti nga dita e parë ka qenë jofunksional.

Më shumë se 5000 banor të Nerashtit vuajnë për ujë të pijshëm fal politikave të gabuara të pushtetit lokal.

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *