Home / Lajme / Maqedoni / Nëse nuk i vazhdohet mandati PSP-së, Ristoska thotë se kanë plan “B”

Nëse nuk i vazhdohet mandati PSP-së, Ristoska thotë se kanë plan “B”

Prokurorja nga Prokuroria Speciale Publike, Lence Ristoska sonte në Top Tema i ka përsërtitur thirrjet për zgjatjen e mandatit të PSP-së dhe nëse nuk ndodh kjo ata kanë plan “B”, transmeton TetovaSot.

Afati i fundit për PSP-në skadon më 30 qershor.

“Deri sa kjo nuk ndodh, ne kemi disa opsione që ne i shikojmë dhe prandaj përmbaemi nga komenti i planit ” B “. Ka shumë opsione. Me siguri këto materiale nuk do të mbeten në ndonjë sef, qytetarët e meritojnë të dinë se çfarë ka ndodhur “, – tha Ristoska.

Prokurorja Ristoska tha se ata nuk kanë frikë nga Gjykata Kushtetuese se do ta deklarojë PSP-në si instuticion antikushtetues. Ajo pret që PSP në të ardhmen të integrohet në prokurorinë e rregullt publike.

Ristoska tha se ende kanë obstruksione dhe se institucionet tjera nuk bashkëpunojnë me ta siç pritej dhe si duhet të jetë.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *