Home / Kryesoret / Nesër derbi i javës, Renova-Vardari – (VIDEO)

Nesër derbi i javës, Renova-Vardari – (VIDEO)

Kampionati ende nuk ka kristalizuar një pretendente absolute për trofeun, por sezoni po hyn në fazën e tij më deçizive atë të zgjidhjes së enigmave me të panjohurat e mëdha që do të mund të marrin një përgjigje që me kryendeshjen e javës së 25. Në Tetovë luhet Renova – Vardari përballje e e cila vendos për titullin dhe dalje në Evropë.

“ Do të jetë një ndeshje e vështirë. Luajmë me kampionin aktual të Maqedonisë. Pritjet janë për një lojë të mirë, mundësisht edhe rezultat pozitiv. Nuk do të jetë lehtë, por ne nuk dorëzohemi. Nuk dalim me flamurin e bardhë. Do japim gjithçka në fushë dhe ti tregojmë vlerat tona.”, thotë Visar Musliu nga ekipi I  Renovës.

Në Shkup, Rabotniçki – Shkëndija do e diskutojnë të njëjtën gjë. Ndërsa në Shtip, skuadra e Bregallnicës dhe Shkupi do të luajë ndeshjen vendimtare për mbetje në elitë. Ndërkohë që Makedonija Gj.P në përballjen me Pobedën mund ti mbajë gjallë shpresat për mbijetesë. Të gjitha ndeshjet luhen të mërkurën me fillim në ora 16:00. /Tv Koha/

 

 

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *