Home / Kryesoret / Nesër mbahet seanca për Ramush Haradinajn – (VIDEO)

Nesër mbahet seanca për Ramush Haradinajn – (VIDEO)

Nën dyshimin se ka kryer krime lufte, nesër pritet të merret vendimi përfundimtar për kreun e AAK-së, Ramush Haradinaj që është duke u mbajtur në Francë me fletarrest të Serbisë. Seanca do të fillojë në orën 9 të mëngjesit, ku Gjykata do të vendosë përfundimisht për rastin e Haradinajt.Ndryshe Ramush Haradinaj u ndalua në aeroportin e Bazelit nga autoritetet franceze në bazë të një urdhërarresti ndërkombëtar të lëshuar nga autoritetet serbe për, siç thuhet, “krimet e kryera gjatë luftës në Kosovë”.

Nga ana tjetër Ministria e Drejtësisë së Serbisë ka sqaruar  se Haradinaj ndonëse ka marrë shtetësinë e Shqipërisë nuk do të duhej të transferohej atje, sepse kjo nuk është bazë për kërkim të ekstradimit të tij,.

Ndërkohë, siç bëhet e ditur nga mediat serbe, ndaj Haradinajt është inicuar kërkesë për eksdtradim në Serbi nga organet serbe, nga Franca, process që po zgjatet tash e disa muaj. Por, megjithatë mediet serbe shprehin dyshimin në mundësinë e ekstradimit të Haradinajt në Serbi, meqë tashmë ka marrë shtetësinë e Shqipërisë, me të cilin shtet nuk ka ndonjë marrëveshje zyrtare për ekstradimin e qytetarëve që kërkohen nga organet e drejtësisë.Por, pavarësisht nga kjo, gjyqi është organ që merr vendimin përfundimntar lidhur me këtë çështje.

 

 

 

Gjithashtu lexo

Emigranti shqiptar gjen portofolin me dollarë në New York dhe ia dorëzon të zonjës

Një emigrant nga Dibra e Madhe, i cili jeton në Staten Island, Nju Jork, ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *