Home / Kryesoret / Nevzat Bejta i kundërpërgjigjet Besës – (VIDEO)

Nevzat Bejta i kundërpërgjigjet Besës – (VIDEO)

Vijojnë akuzat dhe kundërakuzat ndërmjet Lëvizjes Besa dhe kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta. Në një reagim të lëshuar nga kryetari i komunës së Gostivarit thuhet se qëndrimet e tij se me cilën parti maqedonase është ai për koalicionim i ka thënë publikisht.

“Deri tani jam shprehur hapur dhe publikisht për koalicionin qeverisës me partinë LSDM në interes të gjithë Maqedonisë e në veçanti të popullit tonë. Unë jam shprehur edhe më hapur për mendimet e mia kundër Gruevskit. Lëvizja pa Besë të flasë hapur se ku i ka interesat që sulmon kundërshtarët e Gruevskit, si unë ?Mos Besa i është dhënë Gruevskit si në nivel qendror edhe lokal ? Asgjë nuk mund të shpjegohet ndryshe.Si kryetar komune kam punuar dhe vazhdoj të punoj në të mirë të qytetit dhe qytetarëve të Gostivarit pa dallim të përkatësisë etnike dhe fetare. Në fund të mandatit është krenari të konstatoj që kemi realizuar mbi  90 % të programit parazgjedhor duke investuar në çdo vendbanim të Komunës së Gostivarit”, thuhet në reagimin e Kryetarit të komunës së Gostivarit Nevzat Bejta, transmeton Televizioni Koha.

Përndryshe dje Lëvizja Besa përmes një reagimi tha se Nevzat Bejta punon për VMRO-DPMNE-në.

“Përderisa Nevzat Bejta në opinion mundohet të shitet si njeriu që e prishi koalicionin me VMRO-DPMNE-në, në anën tjetër në nivel lokal ai vazhdon të bashkëqeverisë me këtë parti në Këshillin Komunal, ku bashkërisht emërojnë drejtorë dhe nëpunës në institucionet që janë nën kompetencë të Komunës. Shembull më i mirë për këtë është drejtoresha e çerdhes në SHF “Goce Dellcev”, që si kuadër i VMRO-DPMNE-së është emëruar pikërisht nga Nevzat Bejta në këtë detyrë.Duke u nisur nga ky fakt, si dhe nga ajo që sot në Parlamentin e Maqedonisë deputetët e VMRO-DPMNE-së e shpallën Nevzat Bejtën kryetarin më të përshtatshëm për ata, nuk mund të mos pyesim se me kë është tash Nevzat Bejta: me ata që thotë se është në koalicion qeveritar apo me ata me të cilët bashkëpunon në nivel loka” thuhej në reagimin e Lëvizjes Besa, transmeton Televizioni Koha.

 

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *