Home / Kryesoret / Nevzat Bejta pyet institucionet e vendit, çka pas skadimit të mandatit (DOKUMENT)

Nevzat Bejta pyet institucionet e vendit, çka pas skadimit të mandatit (DOKUMENT)

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dërgoi deri tek Qeveria, Parlamenti dhe Ministria e Pushtetit Lokal e Republikës së Maqedonisë…

Kryetari i Komunës së Gostivarit, Nevzat Bejta dërgoi deri tek Qeveria, Parlamenti dhe Ministria e Pushtetit Lokal e Republikës së Maqedonisë, kërkesë për mendim sa i përket veprimit të mëtejmë të funksionimit pas mbarimit të mandatit të komunave për shkak të skadimit të afateve ligjore për shpallje nga ana e kryetarit të Parlamentit.

“Me qëllim që të mos vijë deri tek bllokimi i funksionimit të Pushtetit Lokal dhe me qëllim që qytetarët të mos kenë ngecje në marrjen e shërbimeve nga ana e Komunës, kërkohet zgjidhje ligjore që nuk do të cenonte interesin e përgjithshëm të qytetarëve”, thuhet në njoftimin zyrtar të Komunës së Gostivarit.

Në vazhdim tekstin e Kërkesës për Mendim të adresuar në institucionet e lartpërmendura :

Deri te: Qeveria e Republikës së Maqedonisë,

Parlamenti i Republikës së Maqedonisë,

Ministria e Pushtetit Lokal e Republikës së Maqedonisë

Të nderuar,

Duke pasur parasysh situatën e re të krijuar dhe mosshpalljen e zgjedhjeve lokale në kohë dhe duke marrë parasysh Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë e cila garanton e drejtën e qytetarëve në vetëqeverisjen lokale, garanton pjesëmarrjen e tyre në vendimmarrjen për pyetje nga vetëqeverisja lokale, drejtpërdrejtë dhe nëpërmjet përfaqësuesve të shërbimeve publike, urbanizmi dhe planifikim rural, mbrojtje të mjedisit, zhvillim lokal ekonomik, financim lokal shërbime lokale, kulturë, sport, arsim, mbrojtje shëndetësore dhe lëmi të tjera të parapara me ligj.

Në bazë të nenit 49 të ligjit për vetëqeverisje lokale kryetari zgjidhet çdo katër vjet, në zgjedhje të drejtpërdrejta dhe të përgjithshme me votë të fshehtë. Kryetari sapozgjedhur detyrën e merë nga kryetari paraprak në afat prej shtatë ditë nga dita e zgjedhjeve në pajtim me nenin 52 paragrafi 1 të ligjit.

Në pajtim me nenin 16 të kodit zgjedhor zgjedhjet e këshillave dhe kryetar komunash mbahen çdo katër vjetë njëkohesishtë në të gjithë komunat, në pjesën e parë të muajit maj, në pajtim me ndryshimet e reja të kodit zgjedhor.

Duke marrë parasysh të lartëcekurën kërkojmë nga ana e Juaj që të prononcoheni për veprim të mëtutjeshëm.

Me respekt,

Nevzat Bejta, kryetar i Komunës së Gostivarit

Gjithashtu lexo

Shkarkohet Zvërlevski, me 64 vota për dhe asnjë kundër

Kuvendi i Maqedonisë, pas debateve disajavëshe maratonike të deputetëve VMRO-DPMNE-së, e shkarkoi kryeprokurorin publik Marko …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *