Home / Sport / Neymari shënon 100 gola më shpejt se Messi

Neymari shënon 100 gola më shpejt se Messi

Neymari është bërë lojtari i 18’të në histori të Barcelonës që shënon së paku 100 gola

Ai shënoi golin e 100’të me fanellën e Barcelonës në fitoren prej 4:1 ndaj Grandas. Këtë shifër Neymari e arriti në 177 paraqitje, transmeton Gazeta Express.

Prej këtyre 100 golave, vetëm gjashtë i ka shënuar me kokë, 24 me këmbën e majtë dhe 70 tjera me atë të djathtë.

Kështu, Neymari la prapa Leo Messin sa i përket arritjes së 100 golave të parë me Barcelonën. Messi kishte shënuar 100 gola për Barcelonën në 188 paraqitje, Neymarit arriti këtë shifër 11 paraqitje më pak.

Por sot, pesë herë fituesi i “Topit të Artë”, Leo Messi, është golashënuesi më i mirë në histori të Barcelonës.

Gjithashtu lexo

Tifozët shqiptarë nga Tetova pushtojnë rrugët e Milanos, çfarë po ndodh para ndeshjes? (VIDEO)

Grupimi i tifozëve të Shkëndijes, “Ballistët” që shquhen edhe si një nga tifozeritë më të …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *