Home / Lajme / Kronika e zezë / NGJARJA TRAGJIKE/ Djali i këngëtares shqiptare vdes me motor 3 vite më parë, e fejuara vret veten për t’u bashkuar me të

NGJARJA TRAGJIKE/ Djali i këngëtares shqiptare vdes me motor 3 vite më parë, e fejuara vret veten për t’u bashkuar me të

Një ngjarje tragjike ka ndodhur disa javë më parë në familjen e këngëtares së famshme të muzikës popullore tradicionale dibrane, Vera Laçi, e cila pas goditjes së rëndë që mori nga vdekja e djalit 3 vite më parë në një aksident me motor, është tronditur sërish duke humbur një njeri tjetër të rëndësishëm në jetën e saj.

Këngëtarja e famshme e muzikës popullore ka treguar se ende nuk e ka kaluar traumën e madhe që përjetoi nga humbja e djalit të saj, por kjo gjë nuk ka përfunduar me kaq pasi dhimbja për të është thelluar edhe më tej duke qenë se nusja e djalit këngëtares vret veten për tu bashkuar me Denin, të fejuarin që ajo e donte me shpirt.

Djali u nda nga jeta pas përplasjes së motorit të tij me një automjet tip Golf, në urën e Shkozës në periferi të Tiranës, më 19 Prill të 2013. Këtë humbje të madhe Borjalda, e fejuara e Denis Dukës nuk ka mundur ta lërë pas edhe pse kanë kaluar kaluar 3 vite, ndaj ajo ka vendosur ti japë fund jetës së saj për tu bashkuar me të.

Para se ajo ti japë fund jetës lë një letër mjaft prekesë për këngëtaren, në të cilën thotë se këtë vendim po e mer për shkak se shpirti i saj nuk ka gjetur qetësi që nga vdekja e Denit. shkruan newsbomb.al. Kjo është letra e plotë që la Bora, e publikuar nga këngëtarja.

Te dashur prinderit e mi te dyte Vera dhe Bilbil…Lejomeni tju quaj keshtu,sic vertete ju ndjej.Si fillim dua tju them qe jeni dy njerezit me te bukur qe njoh,jo vetem nga pamja por edhe nga shpirti.

Dy njerez qe zoti i vuri perballe nje dhimbjeje teper te madhe por perseri nuk mundi tju mposhte…Mbase kete leter nuk do tjua jap,por mbase edhe dikush do tjua sjelle per mua…Ju kerkoj ndjese nese do tju lendoj edhe une ashtu sic beri deni,qe iku me shpejt sec duhej…

Por ne ndryshim nga deni une zgjodha tju them MIRUPAFSHIM jo sepse ai nuk deshi ta bente por sepse koha nuk e lejoi.Ju e dini cfare ka qene Deni per mua,e dini qe kam jetuar cdo dite me mungesen e tij.Kishim plane se bashku…Femijet e tij dome quanin halle mua.Por kur ai iku,iku edhe enderra ime per ta ndryshuar boten.

Por ju mos u merzisni.Nese iki edhe une,dijeni qe ne do jemi mire dhe shume te lumtur atje.Mua dome qetesohet shpirti qe ka qe ne 19prill te 2013 qe spo me gjen qetesi…Ju do lendoheni,qani,flisni gjithe kohes per ne por ne nuk e duam kete…per Denin ti ishe e bukura e dheut sic eshte dhe Joli per mua dhe ju meritoni te buzeqeshni.

Moj po jeni edhe si vajza te reja hahahahah. Mbase eshte plage e re kjo qe edhe une fatkeqsisht me duhet tju hap tashme por nje gje duhet te kuptoni,jeta eshte e perkohshme.

Te gjithe do ikin nje dite.Une nuk jam e hidheruar me jeten,as ju mos jini.Jeta eshte shume e bukur,e bukur je edhe ti…madje shume here me e bukur.Mos mbani inat edhe me Zotin,ai di cben.Mbase jam me e vlefshme per engjellin tim lart,sepse ka thene o Bor hajde bejme muhabet lart se u lodhe duke shkruar per mua.Shpirti motres qe mezi pres ta takoj.

Do e perqafoj edhe per ju dhe me beso,do jemi shume mire.Por i vetmi peng jeni ju.Na falni te dyve qe mbase ju kemi lenduar ne shpirt…e di qe sdo mesoheni kurre por duhet ta beni.Sidomos ti me ate zerin tend te bukur.Meqe ra fjale tek kenget,te kam thene ndonjehere qe une di gjithe tekstet e kengeve te tua?

Madje edhe ate moj xhemile.Disa mi ka mesuar deni,ndersa disa te tjera i kam mesuar vete per tja kenduar Florit meqe ai e ka inat kur une flas si ju. Babi Bilbil,ti je njeri i mrekullueshem…Per juve nuk kam fjale.Nese do kisha mjaftueshem jete do tju tregoja me vepra sa shume krenohem edhe me ju.

Ju ja dilni.Kujdesu per mami Veren dhe mbi te gjitha per buzeqeshjen e saj.Eh sa e bukur eshte ajo buzeqeshje qe po e shohim cdo here e me rralle…Jam shume me fat qe ju kam njohur por me falni qe nuk ju falenderova kurre per dhuraten me te cmuar qe me keni bere ne jete: DENIN…Faleminderit qe sollet ne jete dike qe mua me dha jete…

Ju dua shume aq shume saqe mjafton te shikoni qiellin dhe do e kuptoni sa.Ah se mos harroj: E adhuroj kengen kur te behesh nuse cuco behu pak me mende,punet e sabahit cuco merri krejt me rende…

Do isha nje nuse vetem me telefon une shyqyr qe sja ze deren njeriu hahaha.me qesh pak tani se je shume e bukur kur qesh..ju perqafoj te treve dhe kukullen e bukur.neve na presin sfida te reja atje…Lemsh beme ketej,te bejme dhe lemsh andej se kemi qene ne qetesi gjithe keto kohe…ju duaaaaaaaa dhe mos harroni,buzeqeshja juaj eshte lumturia jone.

Ta them edhe kete meqe e ka inat Joli…LANDI dhe BILBILI jane me te mire.mundohuni ju sa te doni hahahahaha.ju kam zmr dhe me falni qe mbase ju hapa perseri plage. Por per mua buzeqeshni. Jam atje ku dua.Ku shpirti ka kohe qe me rri.

E juaja Borajla”.

Gjithashtu lexo

Kontrollohen lokalet e zhurmshme në Tetovë – (VIDEO)

Të dielën  rreth orës 1.00 pjestarë të policisë nga Sektori për Punë të Brendëshme në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *