Siç njoftuan nga Bashkimi Demokratik për Integrim për Portalb, ministrat dhe deputetët e kësaj partie janë duke u mbedhur në Reçicë të Vogël të Tetovës në lidhje me ngjarjet e sotme në Kuvendin e Maqedonisë, njofton Portalb.mk.

Nga kjo parti bëjnë të ditur se takimi realizohet që të shqyrtohen opsionet për zgjidhjen e situatës së fundit, por se për detajet dhe vendimet që do të merren do të informojnë pas mbledhjes.