Home / Lajme / Maqedoni / Nikolla Gruevski flet në 3 të mengjesit, e pabesueshme se kë e akuzon për dhunën në Kuvend

Nikolla Gruevski flet në 3 të mengjesit, e pabesueshme se kë e akuzon për dhunën në Kuvend

Tre orë pas mesnate përmes një konference të jashtëzakonshme është prononcuar edhe kreu i VMRO-DPMNE-së Nikolla Gruevski.

Lideri i VMRO DPMNE, Nikolla Gruevski, në orët e hershme të mëngjesit ka theksuar se VMRO DPMNE nuk ka asnjë lidhje me dhunën e ushtruar.

Ai u ka bërë thirrje oganeve përkatëse që sa më shpejtë të ndriçojnë rastin në fjalë, ndonëse për dhunën e ushtruar në Parlament ka fajësuar LSDM-në.

“E dënoj mënyrën se si Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë dhe partitë e tjera që e mbështesin vendosën që të përpiqen që në mënyrë joligjore të zgjedhin kryetar të Parlamentit të Maqedonisë duke i shkelur në formë eklatante të gjitha procedurat ligjore dhe demokratike dhe me vetëdije kontribuan në rritjen e tensioneve dhe polarizimin e shoqërisë sonë”, ka theksuar Gruevski.

Ai tha se duhet të mbështetet iniciativa e presidentit të shtetit Gjorgje Ivanov pë realizimin e një takimi mes liderëve të partive kyesore politike për gjetjen e një zgjidhjeje për kapërcimin e situatës së krizës së thellë politike.

Por, kryetari i porsazgjedhur i Parlamentit të Maqedonisë, Talat Xhaferi, tha se grusht-shtet ka bërë pikërisht VMRO DPMNE duke i mbajtur të uzurpuara institucionet.

“S’do mend se populli nuk mund të jetë puçist. Puçist janë ata të cilët për aq kohë të gjatë i kanë uzurpuar institucionet dhe nuk lejonjnë të konsolidohen organet e parlamentit”, ka theksuar kryetari i Parlamentit të Maqedonisë Talat Xhaferi.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *