Home / Lajme / Botë / Nills Muizhnieks: Viti 2016 është kthesë për të drejtat e njeriut në Evropë

Nills Muizhnieks: Viti 2016 është kthesë për të drejtat e njeriut në Evropë

 Komisari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës Nills Muizhneiks, gjatë prezantimit të raportit vjetor për veprimin e tij gjatë vitit të kaluar, vlerësoi se viti 2016 konsiderohet si “kthesë për të drejtat e njeriut në Evropë”, lajmëron korrespondenti i MIA-s nga Strasburgu.

“Ose kjo periudhë do të na duket kur të shikojmë mbrapa si ‘thellësia e valës’, nga e cila vendet evropiane, individualisht ose në mënyrë kolektive, janë kthyer dhe e kanë konfirmuar përkushtimin e tyre të të drejtave të njeriut, ose ajo do të na asocojë fillim të fundit të sistemit evropian të të drejtave të njeriut dhe integrimit evropian”, tha Muzheniks.

Komisari me këtë rast theksoi se për herë të parë, ato tani janë tre vende (Ukraina, Franca dhe Turuqia) të cilat përjashtohen nga Konventa Evropiane për të Drejtat e Njeriut 2016, gjithashtu karakterizohet me iniciativat nacionale dhe evropiane të cilat ndikojnë në të drejtën e azilit, referendumit për Bregzit të mbajtur në Britani të Madhe, keqësim të situatës me të drejtat e njeriut në Turqi pas tentimit për grusht shtet në atë vend, me miratimin në Poloni të të drejtës dhe me zgjedhjen e Donald Trampit për president të SHBA-së.

Për komisarin “praktikat e rrezikshme, siç është thirrja e modernizimit të Konventës evropiane dhe marrëveshjet e tjera ndërkombëtare për të drejtat e njeriut dhe refuzimi të bashkëpunojnë me institucionet dhe mekanizmat e Këshillit të Evropës të treguar nga ana e një numri të madh të vendeve-anëtare, mund ta përshpejtojë uljen e sistemit evropian për mbrojtje të të drejtave të njeriut, nëse ato vazhdojnë të zgjerohen”.

Në lidhje me krizën e emigrantëve, komisari iu bëri thirrje vendeve-anëtare ta marrin pjesën e tyre nga përgjegjësia dhe t’i lirojnë vendet më të ekspozuara.

Në lidhje me luftën kundër terrorizmit, Komisari iu bëri thirrje qeverive dhe parlamenteve që ta shqyrtojnë çdo vazhdim automatik të situatës së jashtëzakonshme dhe përjashtimin nga Konventa.

“Lufta kundër terrorizmit nuk është sprint, por maratonë”, tha komisari, i cili theksoi se ka nevojë për përforcim të kontrollit demokratik të shërbimeve të sigurimit.

Përveç kësaj, duke folur para APKE-së, komisari për të drejtat e njeriut i Këshillit të Evropës, theksoi se Komitetit i ministrave dhe Asambleja Parlamentare duhet t’i kushtojnë vëmendje parimore situatës së mbrojtësve të të drejtave të njeriut dhe situatës së mediave.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *