Home / Lajme / Kronika e zezë / Nipi ka tentuar t’i plaçkis gjyshen dhe gjyshin

Nipi ka tentuar t’i plaçkis gjyshen dhe gjyshin

Nipi ka tentuar ta plaçkisë gjyshen dhe gjyshin derisa kanë fjetur pardje mbrëma në shtëpinë e tyre në Shtip, me ç’rast e ka lënduar gjyshen duke e goditur dy herë në kokë.

Siç informon sot Ministria e Punëve të Brendshme në buletinin e rregullt, dje rreth orës 00:30 në Shtip, vjedhësi e ka thyer xhamin e derës së hyrjes nga shtëpia pronë e S.M (77) dhe P.M (74) ka hyrë brenda dhe ka vendosur qilim mbi kokë me të cilën e ka mbuluar fytyrën.

“Ka hyrë në dhomën ku ka fjetur gjyshja dhe gjyshi, të cilët janë zgjuar pasi e kanë dëgjuar trokitjen dhe thyerjen e xhamit, dhe u ka kërkuar para. P.M është nisur drejtë tij dhe ka arritur t’ia hek qilimin në kokë me ç’rast e ka njohur se vjedhësi është nipi i tyre K.S. (31) nga Shtipi. Në atë moment K..S me dorë e ka goditur P.M në pjesën kokës pas çëa është rrëzuar në dysheme, ndërsa K.S ka vazhduar të kërkojë para. Pasi ka arritur të ngritet dhe është nisur drejtë kuzhinës, që të merr ndonjë send me të cilin do të mbroheshte, K.S e ka arritur edhe njëherë e ka goditur me dorë në pjesën e kokës, pas çka ka ikur pa arritur t’u merr para ose send tjetër të vlefshëm “,informon MPB,.

Ekspertizë është kryer nga ekipi i SPB-Shtip dhe ndërmarin masa për gjetjen e autorit.

Gjithashtu lexo

Nga shtatori çerdhet me dy ndërrime, ja oraret

Nga shtatori çerdhet do të fillojnë të punojnë me dy ndërrime. Kështu njoftoi sot ministra …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *