Home / Lajme / Rajon / Nishani: Në Maqedoni ka krizë politike, jo ndëretnike

Nishani: Në Maqedoni ka krizë politike, jo ndëretnike

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka deklaruar se kriza që ka përfshirë Maqedoninë është një krizë politike dhe jo ndëretnike.

“Stabiliteti i Maqedonisë, respektimi i Marrëveshjes së Ohrit, si dhe rruga e saj drejt integrimeve euro-atlantike është në interes të shqiptarëve që jetojnë në trojet e tyre në Maqedoni, të gjithë rajonit e më gjerë”, ka thënë Nishani, njofton Top Channel.

Kriza politike që ka përfshirë Maqedoninë ka nxjerrë në pah prirjet anti-shqiptare të palës maqedonase. Presidenti Ivanov ka deklaruar se platforma e partive shqiptare, e nënshkruar në Tiranë, është e papranueshme.

Në një takim muajin e kaluar me homologun e tij, presidenti Nishani deklaroi se shqiptarët në Maqedoni janë faktor shtetformues dhe jo një minorancë etnike.

Gjithashtu lexo

Rrahje masive në Shkup

Në një restorant në rrugën “Bosnja dhe Hercegovina” në Shkup ka ndodhur një rrahje mes …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *