Home / Kryesoret / Nitaj: Mund të ketë shtyrje të seancës për Haradinajn

Nitaj: Mund të ketë shtyrje të seancës për Haradinajn

Sot duke filluar nga ora 14 në Colmar të Francës, do të mbahet seanca e paraparë për të shqyrtuar kërkesën e Serbisë për ekstradim në Serbi, të ish-kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj.

Këtë e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj, i cili tha për Klan Kosovën se sot do të paraqitet vendimi i Prokurorisë dhe mbrojtja në versionin e saj, por ka mundësi që të ketë edhe një seancë tjetër për vendimin përfundimtar.

”Sot seanca fillon në orën 14, paraqitet pretendimi i Prokurorisë dhe mbrojtja në versionin e saj”.

”Pas kësaj ka mundësi të caktohet dhe ndonjë seancë tjetër për vendimin përfundimtar e cila nuk besoj që do të zgjatë më shumë se ca ditë”, ka thënë Nitaj, njofton Klan Kosova.

Nitaj, po ashtu, u shpreh optimist duke pohuar se më këtë seancë pret që kreu i AAK-së Ramush Haradinaj, të përfundojë të gjitha procedurat rreth ndalimit të tij në Francë që iu bë në bazë të një urdhërarresti serb.

”Ne presim që në çdo situatë Haradinaj të lirohet në shtëpi”.

Zëdhënësi i AAK-së, Muharrem Nitaj, tha po ashtu për Klan Kosovën se kjo që po i ndodh Ramush Haradinajt është vetëm çështje procedurale, të cilat po i pret të përfundohen e të kthehet në Kosovë.

Gjithashtu lexo

MOSPASTRIMI NË KOHË I DEPONISË HELMOI TETOVARËT – VIDEO

Gjatë të shtunës mbrëma dhe ditës së diel nga deponia në dalje të Tetovës ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *