Home / Lajme / Maqedoni / Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Një i vrarë dhe tre të plagosur, kjo është këngëtarja që i kishte mbledhur të rinjtë në lokal

Dalin detaje të reja lidhur me krimin e ndodhur mbrëmjen e djeshme në qytetin bregdetar të Vlorës, ku një person mbeti i vrarë dhe tre të tjerë u plagosën mes tyre dhe një vajzë.

Mësohet se në lokalin “Fiks Fare” ku ndodhi ngjarja këndohej muzikë live.

Mbrëmjen e djeshme aty ishte e ftuar këngëtarja Blerina Balili dhe bashkëpunëtori i saj Kleando Harunaj.

Ngjarja ndodhi rreth orës 23:20, në lagjen “Ujë i Ftohtë”, në ambientet e lokalit ku dyshohet se pas një konflikti të çastit, një person ende i paidentifikuar ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të palës tjetër.

Për pasojë ka mbetur i vdekur shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç banues në Vlorë.

Gjithashtu janë plagosur tre persona të tjerë të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Bëhet fjalë për Florjan Hila, 28 vjeç, Arsonel Llanaj, 32 vjeç dhe Arta Luka, 26 vjeç.

Të tre të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Policia ndodhet në vendngjarje duke kryer hetimet në lidhje me sqarimin e rrethanave.

Deri në këto momente janë shoqëruar tre persona me të cilët po punohet për zbardhjen e ngjarjes.

Jane ngritur pika kontrolli, si dhe forca të shumta policore po krehin zonën përreth vendngjarjes për kapjen e autorit.

Përplasja me armë ndodhi në një lokal përgjatë “Lungomares”, ku një nga të plagosurit është femër. Ngjarja dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një sherri.

Në momentin e ngjarjes lokali ka qenë i mbipopulluar çka ka shkaktuar panik.

Njëri nga personat është qëlluar në parkingun e lokalit.

Gjithashtu lexo

Në shkurt 82,8 për qind e energjisë elektrike të konsumuar ka qenë nga prodhimi vendor

Në Maqedoni në shkurt të këtij viti janë shpenzuar 715.195 МWh energji elektrike, 37.992 mil.nm3 gaz …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *