Home / Kryesoret / Një “pjesëtar i UÇK-së” nga Tetova është marrë në pyetje nga policia për kërcënimin ndaj Gjykatës

Një “pjesëtar i UÇK-së” nga Tetova është marrë në pyetje nga policia për kërcënimin ndaj Gjykatës

Policia e Tetovës ka biseduar me një person lidhur me kërcënimin e javës së kaluar për granatim të gjykatës së Tetovës, mëson ekskluzivisht Gazeta “Lajm”, nga burime në MPB.

Marrim vesh se bëhet fjalë për person për të cilin në Tetovë flitet se është “pjesëtar i UÇK-së”, mirëpo policia nuk posedon dëshmi për një gjë të tillë. Zyrtarisht nuk arritëm të konfirmojmë këtë informacion, as të mësojmë identitetin e saktë të personit në fjalë. Pasi është marrë në pyetje nga policia, ai është lënë i lirë.

“Bëhet fjalë për person për të cilin kanë ekzistuar indikacione se mund të qëndrojë pas letrës kërcënuese, mirëpo kjo nuk është dëshmuar. Hetimet për ndirçimin e rastit ende po vazhdojnë”, thonë në MPB për Gazetën Lajm. Në ndërkohë, policia ka hequr masat e shtuara të sigurisë në Gjykatën e Tetovës, me siguri pasi është vlerësuar se bëhet fjalë për kërcënim joserioz.

Ndryshe të premten e kaluar, “Ushtria Çlirimtare Kombëtare” e kërcënoi gjykatën e Tetovës me hedhje në erë me mjet shpërthyes. Kështu thanë nga Policia e Tetovës e cila ka përcjellur edhe mesazhin e lënë në një letër tek dera e zyrës së avokates Natasha Janevska që ndodhet pas gjykatës së Tetovës, transmeton televizioni Koha- Tetovë.

“Më 13 prill do të bombardojmë Gjykatën e Tetovës. Në brendi ndodhet sasi e madhe e eksplozivit, mjaft luajtët me popullin”, shkruhej në letrën e lënë në derën e avokates Natasha Janevska, mëngjesin e ditës së sotme. Kjo është bërë e ditur nga zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme në Tetovë Marijan Josifovski. Policia menjëherë e ka siguruar vendin dhe pas orientimeve të marra nga Prokuroria i ka marrë të gjitha masat e nevojshme, ndërsa është thirrur edhe njësia e antiterrorizmit në MPB që të kryhet verifikim në tërë objektin dhe rreth tij nëse dhe ku ka mjet shpërthyes. Avokatja në fjalë nuk është prononcuar rreth këtij incidenti duke thënë që të mos krijohet panikë në mesin e qytetarëve.

Gjithashtu lexo

Stejt Departamenti apel Maqedonisë: Përforconi luftën kundër terrorizmit

“Për shkak të trysnisë ushtarake të të ashtuquajturit Shteti Islam, në vitin 2016 Evropa ka …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *