Home / Lajme / Maqedoni / Një vajzë nga Gostivari ka paraqitur se ka qenë e rrëmbyer

Një vajzë nga Gostivari ka paraqitur se ka qenë e rrëmbyer

Një vajzë gjashtëmbëdhjetë vjeçare nga Gostivari dje ka paraqitur se ka qenë e rrëmbyer nga tre persona të panjohur të cilët me forcë e kanë dërguar me automobil në drejtim të panjohur dhe pas dy orë e kanë kthyer në shtëpi.

Siç kumtoi MPB, mbrëmë nga Qendra mjekësore në Gostivar janë lajmëruar në Stacionin plicor në Gostivar se tek ata për kontroll është paraqitur një vajzë 16-vjeçare nga një fshat i Gostivarit dhe u ka thënë se ka qenë e privuar nga liria në mënyrë të padrejtë.

Pas bisedës së kryer në prani të punonjësit nga Qendra për punë sociale, vajza ka deklaruar se ditën e njejtë rreth orës 17 gjatë kthjimit nga dyçani, në afërsi të shtëpisë së saj, është ndalur BMV në të cilin ka pasur tre persona të panjohur, njëri prej të cilëve me forcë e ka futur në automjet. Pas thënies së vajzës, me automjetin janë vozitur rreth 20 minuta në drejtim të panjohur, pas çka kanë hyrë në një hallë të braktisur, prej nga rreth orës 19 e kanë kthyer në shtëpi. Po ndërmerren mas për ndriçim të plotë të rastit

Gjithashtu lexo

Lumi në Poroj të Tetovës ende mbetet pezull, banorët bllokojnë rrugën Tetovë-Jazhincë

Banorët e fshatit Poroj, sot (18 gusht), prej ora 14:00 e kanë bllokuar rrugën rajonale …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *