Home / Lajme / Maqedoni / NP “Rrugët e Maqedonisë” anulon tenderin për blerjen e makinave për pastrimin e borës

NP “Rrugët e Maqedonisë” anulon tenderin për blerjen e makinave për pastrimin e borës

Ndërmarrja Publike “Rrugët e Maqedonisë” ka anuluar tenderin për blerjen e 6 kamionëve për pastrimin e bërës, me vlerë prej disa milionë euro i publikuar në dhjetor të vitit të kaluar. Sipas asaj që shkruhet në faqen elektronike, arsyeja për anulimin e tenderit është se në buxhetin e ndërmarrjes kanë ndodhur ndyshime të papritura,

Nga burime brenda ndërmarrjes, Telma mëson se tenderi ishte në fazën e analizës së ofertave, pas çka është anuluar gjithë procedura. Drejtori i “Rrugët e Maqedonisë, Gajur Kadriu, shkurt tha se arsyeja për anulimin e tenderit është se ndërmarrja nuk ka para.

Nga “Rrugët shtetërore” thonë se është e rregulluar me programin vjetor sa para do të paguhen për “Rrugët e Maqedonisë”, por jo për blerje të makinave por për shërbimin – pastrim i borës.

Sipas programit për punë të ndërmarrjes “Rrugët shtetërore”, për pastrimin e borës në vjet i paguan rreth 6,5 milionë euro ndërmarrjes “Rrugët e Maqedonisë”, ndërsa ajo këto para i jep për ndërmarrje private të cilat e kryejnë punën.

Gjithashtu lexo

Vetëndizet vetura e mërgimtarit – (VIDEO)

Të shtunën mbrëma në dalje të fshati Zherovjan për në fshatin Radiovcë, është vetë-ndezur në …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *