Home / Lajme / Maqedoni / Nuhiu: Ndjekim me vëmendje deklaratat nxitëse gjatë protestave (Video)

Nuhiu: Ndjekim me vëmendje deklaratat nxitëse gjatë protestave (Video)

Ministria e Brendshme deklaron se po ndjek me vëmendje gjuhën e urrejtjes dhe deklaratat nxitëse të protestuesve. Në një intervistë për Alsat ministri i brendshëm, Agim Nuhiu, theksoi policia do të procedojë çdo rast të dhunës apo vepër tjetër penale të nxitur nga protestuesit. Duke komentuar sulmet e mundshme ndaj institucioneve të vendit, Nuhiu tha se policia ka hartuar plane parandaluese.

“Njësitë organizative në kuadrë të Byrosë për siguri publikr dhe Dretorisë për siguri dhe kundërzbulim, i përcjelli të gjitha çështjet të cilat kanë elemente të urrejtjes dhe më vonë mund konsumojnë figurën e veprës penale të paraparë me Kodin Penal dhe në këtë drejtim informojmë Prokurorinë Publike dhe presim udhëzim prej tyre për të kualifikuar vepërn penale dhe më vonë Ministria e Punëve të Brendshme procedon më tej”, deklaroi Nuhiu.

Ndërsa sa i përket mbrojtjes së institucioneve shtetërore, Nuhiu tha se do të veprojnë me informatat që posedojnë dhe se kanë themeluar një Shtab operativ dhe Aksion operativ, në kuadër të të cilëve kanë plane për të gjitha situatat.

Gjithashtu lexo

Përfaqësimi në ARM, reagon Lëvizja Besa – (FOTO & VIDEO)

Lëvizja BESA reagon ndaj deklarimeve të zëvendës ministrit të Mbrojtjes, Bekim Maksuti i cili shprehu …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *