Home / Lajme / Botë / Nuk do e beson se ku i janë gjetur 100 kg kanabis shqiptarit

Nuk do e beson se ku i janë gjetur 100 kg kanabis shqiptarit

Kapet me dy thasë me kanabis sativa, arrestohet 20-vjeçari shqiptar në Romë.

Gjatë një kontrolli të personave të lënë në arrest shtëpie, karabinierët në komunën Colonna të Romës kanë arrestuar një shtetas shqiptar, 20 vjeç, të cilit iu gjetën 100 kile kanabis sativa.

Karabinierët shkuan në shtëpinë e një gruaje me origjinë rome, e cila ishte në arrest shtëpie, në lokalitetin Valle Martella, shkruan Syri.net.

Pasi i ranë disa herë ziles pa marrë përgjigje, karabinierët përgjuan nga dritarja, pasi kishin vënë re që brenda shtëpisë kishte dritë, ndërkohë që nga dritarja nuhatën një erë të fortë hashashi.

Ata qëndruan në pritje për dy orë, deri në momentin e ardhjes së shqiptarit, i cili u bllokua teksa hapte derën e apartamentit.

Brenda tij, poshtë shtratit, iu gjetën dy thasë të mëdhenj me 26 pako kanabis dhe një peshore elektronike, të cilat u sekuestruan. Pronarja e apartamentit shpjegoi se prej pak ditësh ia kishte lënë me qira shtëpinë, ndërsa gruaja rome, për të cilën karabinierët shkuan për kontroll, ishte larguar pa e lajmëruar.

Gjithashtu lexo

Sulmi në Barcelonë, shqiptarja filmon ndalimin e të dyshuarit: Shpëtova për 50 sekonda

Një shqiptare, punonjëse e një dyqani në vendngjarje ka filmuar dhe dëshmuar të gjithë ngjarjen …

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *